Ku të dhemb Londër?

Ku të dhemb Londër?
Ke ra e qetë!
Nuk e ke ma zhurmën e milion zërave që më shurdhonte kokën.
Sa shumë jemi anku!
Sa shumë të kemi mallku !
Dritat që ndriçojnë qytetin po na trembin!
Restoranet e mbyllura po na përbijnë për s’gjalli!
Dikur kafshata kafshatën nuk e priste që ne e përbinim në secilën skutë në secilin pub dhe coffee shop.
Mikpritja kamarierit po zavendsohet me at të mjekut dhe motrës medicinale në spitalet që po pëlsasin!
Mantil bardhët ketu nuk marrin bakshish si në shtetin ku kam lind !
Janë lodhë e janë këput!
Ulurimën e tyre mos e zaftë dita e enjte me trokitjet e tenxhereve me lugë në rrugë dhe ballkone!
Nuk duam heronj me mantila të bardhë!
Nuk i duam ma trokitjet !

Ku të dhemb Londër?
Dikur mbajshe kokën lart si një Perendeshë e botës!
Të gjithë drejtojnë sytë ka ti!
Ka frikë bota nga qetsija yte sepse gjithmonë ke qenë e zhurmës !
Vrapuesit buzë Temzës nuk ma mbushin syrin.
As tamabilat që nguten me hy në shtëpi!
E dje ke ba aq zhurmë me ata numra !
Ndalu !
Mos ban gara siç e ke adet me dëshirë gjithmonë me qenë e para!
E sheh, nuk është mirë me qenë gjithmonë e para ?!
Bota u lodhë prej numrimeve!
Ke qenë shpresë e të gjithëve!
Nuk të ka hije kjo qetësi!
Nuk e ke pulën e lagur simbol, simbol e ke luanin!
Po na ngulfatë në shpirt!
Nuk durohet!
Ti nuk je qytet i qetësisë .
Je qytet i milion zhurmave!
Dikur të mallkuan ata që ta shkelin bukën e milion zhurmave!
Sot po kërkojnë at zhurmë !
Nuk të ka hije qetsija!
Nuk të ka hije me u përulë !
Je qytet i miliona zhurmave moj Londër dhe asesi nuk të ka hije ndryshe !
Po na ngulfat!
Ku po të dhemb kaq shumë ?

Scroll to Top