Kur ma ul at kry
Kur i përplas ata sy,
Jo nga turpi
As nga dështimi si njeri
Por nga njerzillyku
Dhe që ke madhêshti !
Përulja nuk asht nënshtrim,
As nënçmim,
Asht varg unaze
Mes djalit dhe vajze
Kunorë dashnije
Themel dhe kulm sh’pije!
Kur peshohet drejtësija
Rritet dashnija,
Për ty edhe për ty
Mos me shkel njerzillykun
As ti asaj as ajo ty
Me përplas qerpik dhe sy
Jo nga turpi as nga gabimet
Por me zemër të pastër
Nga dy palët durimet.
Ul krytin e sytë
Forcohen themelet
Rriten dashnitë!
Për ty dhe për ty!
Po more hov me laznim
Nuk ka ma kthim!
Rr’xohen urat e dashnisë
Shembet kulmi njerzisë !
Për ty dhe për ty
Dashnitë janë dy palë sy!
Me peshore të drejtë
Pa shkel
Pa ngel !
Kur ma ul krytë
Edhe Zoti mahnitet
Dhe nuk t’i ndanë sytë!