Sa i lezeçëm ,pak me humor por shumë madhështor një tregim që besoj shumë gjenerata të reja nuk e kanë ndëgjuar asnjë herë.
Prill viti 1979 tërmeti i rëndë në Ulqin ku fatkeqësisht pat edhe viktima, i detyron të gjithë banorët e Kalasë të ikin nga aty dhe vendosen në kampet e Lidos në plazhë të madhe. Ishte një periudhë shumë e rëndë dhe trishtuese për gjithë banorët e Ulqinit. Unë atëherë isha studente në Sarajevë dhe e përjetova në një mynyrë shumë të rëndë ku për shumë orë të gjitha lidhjet telefonike ishin këputur dhe nuk kishim asnjë lajm nga Ulqini as unë as shoqëria ime ulqinake që studjonin në Sarajevë. Brenga ishte shumë e madhe deri sa nuk kishim lidhje me familjet tona.
Mbas disa ditësh banorët e Kalasë vendosin të kthehen në shtëpitë e veta. Atyre i premtuan shumë të holla vetëm e vetëm që mos të kthehen në Kala. Edhe lokalitetin ia propozojnë ! Ishte kjo një grackë që Kalaja të bjen në duart e tyre , si zakonisht. Mirë po shumica nuk pranuan . Edhe pse pa rrymë dhe ujë ata vendosën të kthehen . Marko Kallugjeroviq “për të mirën dhe sigurinë e jetës tyre vendos që jetë nuk ka më në Kalanë e shekujve ! Po po pra, Marko merakosej shumë se Kalaja nuk ishte më e sigurtë për banim. Pushteti bile edhe vendos ta mbyllte Kalanë nga dy hyrjet me dyer hekuri!
E kuptoni ? Me dyer hekuri ta ndalon pushteti hyrjen në pragun e derës aty ku gjysh e styrgjysh t’i dhuron çelsat dhe ta len amanetin ta ruash at prag si sytë e ballit ! Elektrodistribucioni i pret edhe shtyllat elektrike në Kala.
Por …. eh… a ndalet njeriu nga pragu derës vet aq lehtë? A shkelet amaneti!
I pari që sjellë gjeneratorin e rrymës ishte Ismail Bushati !
Merr Zotëri Ismaili një fotografi të shokut Tito dhe i ndez dy drita anash nga gjeneratori i vet ! E ndriçon atë fotografi !
Vjen policia e pushtetit dhe jep urdhër të ndalet gjeneratori dhe urdhërojnë Zotëri Ismailin me lëshu pragun e shtëpisë vet .
Si njeri që kishte gojën e ëmbël , mendjen e mprehtë dhe virtyt e kishte gjindshmërinë ia kthen policëve :
– Ju pastë Smajli juve me jetë, pa si keni zemër ju me lanë tanë këtë njeri të madh në terr dhe vetëm ? A lehet Shoku Tito në terr dhe vetëm ?
Ju pastë axha ju pastë, unë kurrë se la këtë njeri në terr!
Ku guxonin policët të kundërtën ? Vërtetë si lehet tanë ai njeri në terr ?
Eh kjo gjindshmëri , kjo përgjigje e ti nuk ka çmim! Nuk paguhet !Pa një pa dy policët kthehen , ikin dhe e lajnë njeriun në pragun e derës vet me amanetin e styrgjyshit dhe gjyshit ! Banori tjetër që nuk e la amanetin ishte edhe Zotëri Jakup Nimanbegu dhe pas ti Zotëri Ruzhdi Karamanaga !
E kush thotë që me një lule nuk çel pranvera? E kush thotë që pragu shtëpisë nuk djeg si vet jeta? Ishin të gatshëm këta Zotëri edhe në sakrifica më të mëdha. Veljko Millatoviq pat mirkuptim dhe Kalalitë nisin e kthehen një nga një! Aty ku i ka hije, aty ku është e tyrja, e veta!
Dhe sa herë kaloj rrugicave të Kalasë nuk e shoh edhe një përkujtim të vetëm të Zotëri Ismailit ! Diku një pllakë në një mur me një histori të shkurtër për shpëtimtarët e Kalasë !
Nuk mbrohet vendi gjithmonë me pushkë jo ! Mbrohet me guxim taktikë dhe diplomaci sa herë ! Mendoni edhe ju kështu apo jam gabim ? Çdo hero nuk duhet të jetë dëshmor. Hero është edhe ai që e don qytetin pak më ndryshe se të tjerët .
! Mirënjohje nga qyteti dhe autoritetet , pse jo ?
Vërtetë që shtëpia e madhe e familjes flet vet se sa ka vlerën çdo sakrificë ,por mirnjohje nga autoritet e qytetit janë diçka që vërtetë kishte me qenë nder. Të nderohen me një kujtim simbolik, me fotografitë e tyre ! Pse jo edhe pak histori për këtë ngjarje kaq me rëndësi?
Nuk e meritojnë këta shpëtimtar një vend, një përkujtim me një histori të shkruar? E dini sot se e kujtë kishte qenë Kalaja sikur Zotëri Ismaili dhe dy zotëritë tjerë nuk e kishin pasë guximin ? E dijnë këtë rinija Kalasë !
Kësaj rradhe pushtetarët nuk arritën të gjuajnë me shëgjetë themrën e Akilit!
Shpesh herë një fije penit e ndanë një fat nga tjetri. Sikur mos të ktheheshin këta, ku me ditë se në duar të kuj kishte qenë Kalaja?
Kalaja e bukur edhe sot qëndron madhështore me historinë e shekujve dhe mburrjen që asnjë shigjetë nuk e qëllon ? I qëndroi të gjithave ajo mbretëreshë stoike !
Pushoni të qetë se jam e sigurtë që mburreni nga atje larg kur e dini që mbretëresha Kala është në duartë e atyre që duhet ! Amanetin nuk e lun topi !
E sa për dritat dhe foton …. epike.
Vërtetë a lehet në terr dikush që vjen musafir në shtëpinë tënde ?