E mora me vehte një thes me ëndrra,
E barta mbi shpinë gjithë jetën time,
U ula pranë me disa pulëbardha
Dhe nisa të shpalos të mijat kujtime !
N’Gjerana qëndrova gjithë natën e lume ,
Herë me një ëndërr e herë një tjetër,
E pashë që ishte një kohë e shkume,
Palova thesin me një ëndërr të vjetër!
E lashë at gurë dhe u largova ngadalë,
I palova ëndrrat i futa në thes,
Rrezet e para dhe dielli kishte dalë,
Kur shpalos ëndrrat kujtimi nuk vdes !
Valët e detit dhe aroma ullirit,
Gjeranat aty ,në atë ëndërr jetojnë,
Kush mund të ndahet nga era Ulqinit,
Me ëndërr të bukur ditët m’kalojnë !
Gjeranat e mija… ah sa të bukura ,
Një mand i bardhë dhe pusi aty afër ,
Gështenja ,fiq ,plot me zogj dhe flutura.
Kroni Kajushit përtej shtëpisë me ahër !
Mullaga gjithë anët dhe lulet e verdha,
Në bahçen e madhe me barin jeshil ,
Sa shumë i dua dhe sa shumë lot derdha,
Dhe ato lot fëmirije i kam të ruajtuara n’ mindil !
Udhëtare jam dhe udhëtoj gjithë jetën,
Ke ulliri Gjeranave ulem ngadalë
Shpalosi ëndrrat se veç ato më mbetën,
Dhe sa herë pres hënën kur nisë me dalë!
Cicërrimë e zogjëve në vesh më rrin,
Mëngjezet me vesë dhe me shkëlqimin e artë,
Pyelli aty afër që hanën e mbrrinë,
Të duket që rrezet me vehte i bartë .
Ajo kodër e bukur në maje t’Ulqinit,
Që bie në gjum me lotët e mija,
Sa herë në Londër m’bje malli kujtimit,
Më dalin Gjeranat dhe gjithë fëmirija !
Të bukura ishin dhe të bukura mbeten
Si kodër e mbushur me shpirt dhe gjelbërim,
Me flladin e erës diku zbehen dhe treten,
Por kurrë nuk ikin nga thesari im !
Ishin një mbretëri në vehte e rrethuar ,
Stërgjyshat tonë e zgjedhën at vend,
Lindën aty dhe aty janë duke pushuar,
Loti më rjedhë, sa herë më bijnë në mend .
Vajza e “Files nga Gjeranat ” më thojshin,
Ndërsa Filen …”vajza Hush Shurdhës” e thirshin të gjithë,
Gështenjat e nxehta që duart m’i përvlojshin,
Me at ngjyrë të kafes që ndriste si fildish.
Qamili Beqirit dhe Isufi Rexhepit,
Fëmijët e Gjelinës që u rritën n’Gjerana,
U shpërndanë në botë me fatin e gjithë miletit,
Por ende mbetën ato shtëpi me hijen ke thana!
Pushoni të qetë ju të parët tonë,
Nder na keni dhanë për atë fëmiri të shtrejtë ,
Anija Gloria e Selim Shurdhës n’histori lundron
Në Gjeranat e mija në at votër të shenjtë !