Kush t’i dhuron inxhitë

Linda një ditë pranë Ulqinit , ashtu kot, sepse e pata fatin !

Si i çela sytë, ah thashë sa mirë. Ku ka më bukur se këtu ?

Por një ditë e lashë …..dhe duke ikur e pyeta

-Kush t‘i dhuron xhevahirët çdo ditë?-

-Perëndija m’i dhuron- m’u përgjegj.

-Po rrezet  kush t’i dhuron ?

-Eh ato m’i dhuron dielli .

-Po detin kush ta fali se ?

-Eh detin , deti u lind me mua, është petku im i preferurar!

-Po gjithë këto inxhi, ku i gjete?

-Janë lotët e padrejtësisë , janë lotët e dhimbjes,  lotët e grave, nanave, fëmijëve të gjemxhive, detarëve të mi që nuk munden të jetojnë pa detin ! Janë lotët e lashtësisë time pleqërisë time . Jam plaku më i vjetër! Janë lotët e krypës Solanës që më vrasin plagët e mija !Janë lotët e Valdanosit ! Lotët e gurëve të Jadranit, Galebit ….

Janë lotët e  a atyre që ikën dhe  më lanë për s’gjalli !

Më vrasin më lëndojnë ato lot, zemrën, trupin,

krenarinë e plakut .

Ula kokën ngadalë dhe me lotin që më pikonte në sy i kërkova falje Ulqinit tim !

-Nuk të kemi lanë kurrë, as unë as njëri nga ne, zemrat i kemi të fundosura në thellësinë e detit,ia ktheva ngadalë me zërin që më dridhej ,dhe u zhduka në hijen e ftoftë të Perendimit aty ku dielli nuk ngroh zemrën.

Scroll to Top