Shpesh herë e mendoj arsyen përse e kemi shqiponjën me dy krerë ? A thua mund të jetë vet pavendosmëria e jonë si komb që jemi? A jemi të pa sigurtë në çdo veprim tonin ? A jetojmë gjithmonë me frigën se ai që na qesh në anën e majtë, na e varë tradhëtinë në anën e djathtë ?
Herë me një anë herë me tjetrën . Herë me socializëm herë me kapitalizëm . Herë mendojmë që turkun e kemi mik, herë Amerikën . Herë me Islam herë me të krishterë . Apo e shkreta nuk e dinte ka i vie sulmi, trathëtia ? Duhej të jetë vigjilente dhe sy hapur?
Dhe shqiponja vendos t’i ketë dy krerë .
Një majtas, një djathtas !Për çdo rast, kurrë nuk dihet kush na ndihmon sepse vet si dy shtete që jemi nuk e kemi at zotësi ti ndihmojmë vehtes .
Pra një kokë majtas dhe një djathtas . Një shtet në atë anë, një në këtë anë!
Të bëshë krenartë gjithë kombin shqiptar mbrenda 1 sekonde dhe ta hedhësh në një eufori të pa parë nuk është punë e lehtë aspak! Këta dy djema do të mbeten në një kujtim të gjatë, edhe hallall po ia bëjmë FIFA për edhe një padrejtësi ndaj nesh , sepse ne jemi të mësuar me çdo padrejtësi që na kalon ka dera !
Dhe si zakonisht gëzimi ndër ne nuk zgjatë shumë ! Çohet dhe fiton Erdogani dhe festohet tek ne me të madhe !
Edhe të mburresh për shqiponjën në mes të Rusisë edhe të gëzohesh për Erdoganin disesi nuk shkon aspak.
Jam e sigurtë që në mesin e atyre që festuan për fitoren e dy djelmve ka edhe asi që dolën në fitoren e Erdoganit ! Thuaj se ata nuk kanë popullin e vet me dalë dhe festu fitoret e veta !
Respekt të madh kam për të gjithë religjionet dhe të gjithë besimtarët por kur politikën e një shteti të huaj e ngatrrojnëme fenëdhe politikën e shtetit vet ajo më habit shumë. A se kuptuan që si shteti fqinj Serbija, si ne, jemi në një kosh të njëjtë për Erdoganin !
Erdogani dhe shqiponja …..?! Asesi ! Ose mund të gëzohemi për Erdoganin ose për fitoren e djelmve tonë nga diaspora që fituan për diasporën dhe e shëndrruan një fitore në triumf euforik në gjithë planetën me këmbët e arta që dhanë golin dhe duart e florinit që simbolizuan shqiponjën në mes të Rusisë !
Ne pastaj gjithmonë fajsojmë dikend tjetër edhe kur nuk na e ka fajin, edhe kur nuk kemi nevojë me dalë me festu fitoren e një Kryeministri apo Presidenti të një shteti tjetër!
Dhe shqiponja jonë vazhdon t’i ketë dy krerë …..për çdo rast!Ose nga friga nga ndonjë sulm apo tradhëti, ose nga mosbesimi në vehten !Bënë vaki edhe nga admirimi për Lindjen apo Perëndimin ?
Ku me ditë e shkreta pse shikon majtas dhe djathtas dhe kurrë nuk bie në gjumë të qetë !