Lady Godiva

Çokollatë e shtrejta, kangë, dhe histori interesante e një gruaje

Një kuti çokolata me 105 copa nga firma Godiva mund të shkon deri në £400 por nëse keni fat e bleni me lirim £ 226. Nëse keni fat pra!

Unë kam pasë fatin çdo vit të provoj këtë luksuz nga disa pacient që na i sjellin për Christmas.

Nejse një kuti 164 gr kushton £16 dhe çdo kush mundet me e ble, për hir të ironisë,pak ia teprova.

Por vërtetë ç’farë është historija mbas këti luksi?

Kush është Zonja apo Lady Godiva?
Zonja Godiva (Godajva)ka qenë muza e shumë pikturave.
John Collier në 1897 e pikturoi atë të zhveshur, por të mbuluar nga flokët e saj të gjatë, mbi një kalë të bardhë të mbuluar me një leckë të kuqe.
Sidoqoftë, përshkrimi i Edmund Blair Leighton në pikturën e tij të vitit 1892 ishte shumë i ndryshëm, ajo ishte plotësisht e mbuluar me një fustan të bardhë, duke sugjeruar pastërtinë. Përshkrimi i Leighton pasqyron dëshirën e saj për të ruajtur modestinë e saj duke i kërkuar qytetit të mos shikojë nga dritaret e tyre. Legjenda Godiva është përhapur gjithashtu shumë përtej Coventry në emër të Godiva Chocolatier, një kompani e themeluar në Bruksel me më shumë se 450 dyqane në mbarë botën.

Ajo gjithashtu frymëzoi një linjë në një nga këngët më të njohura të grupit Queen të viteve 1970/1980, “Don’t Stop Me Now”: “Unë jam një makinë garash, duke kaluar si Zonja Godiva”. Kënga arriti statusin e platinit si në SHBA ashtu edhe në Britani të Madhe.

Kush ishte Zonja Godiva?

Zonja Godiva ishte e martuar me Leofric, Earl of Mercer dhe Lord of Coventry. Ai kishte fuqi dhe ndikim të madh pasi ishte i afërt me mbretin Harold I. Kishin 9 fëmijë .

Ai dhe gruaja e tij, Zonja Godiva, ishin shumë fetarë dhe jepnin shumë para për kishat dhe manastiret. Zonja Godiva ishte veçanërisht dashamirëse. Ajo ishte e admiruar dhe e nderuar nga qytetarët mbi të cilët ajo dhe burri i saj zotëronin.

Çfarë ka ndodhur në të vërtetë?
Rrëfimi më i hershëm i historisë është nga Roger of Wendover në vitin 1057. Ai tha se Zonja Godiva i ishte lutur të shoqit të lehtësonte barrën e rëndë tatimore që u ishte vendosur qytetarëve të Coventry.
I lodhur nga lutja e saj, ai tha se do ta bënte nëse ajo do të kalonte lakuriq nëpër qytet.

Earl i lodhur I tha: “Hipi kalit tënd lakuriq dhe kalo nëpër tregun e qytetit, nga njëra anë në tjetrën, ndërsa njerëzit janë mbledhur dhe kur të ktheheni do të kërkoni atë që dëshironi”. Kontesha (ajo nuk do të ishte quajtur “Zonjë” në shekullin e 11-të) e pranoi fjalën e tij dhe, duke i çliruar flokët e saj të gjatë nga lidhësit në mënyrë që të binin rreth saj, dhe e shoqëruar nga dy ushtarë, ajo hipi në kalin e saj. Flokët e saj ishin aq të gjata sa i mbuluan të gjithë trupin, duke i shpëtuar vetëm këmbët. Ajo kaloi nëpër treg dhe u kthye triumfuese te burri i saj, duke kërkuar që ai të përmbushte zotimin e tij.

Për shkak të dhembshurisë së saj të madhe, ajo e mposhti frikën dhe shkoi drejt saj. Ajo i urdhëroi banorët e qytetit të mbulonin dyert dhe dritaret e tyre që të mos e shihnin. Ajo zgjidhi flokët e saj të gjatë të cilët i përdori për të mbuluar gjoksin. Ajo kaloi nëpër qytet pa u parë. Askush nuk është i sigurt se kjo ka ndodhur në të vërtetë ose nëse ishte një ekzagjerim nga Roger i Wendover

Tomi përgjues ose Peeping Tom.

Një kthesë në legjendë iu shtua në shekullin e shtatëmbëdhjetë, Tomi përgjues. Thuhet se Tom,nuk mundi t’i rezistonte tundimit për të parë bukuroshen Lady Godiva, kështu që ai ‘shihte’ nga dritarja e tij teksa ajo po kalonte. Legjenda thotë se ai u verbua pasi e pa. Kjo pjesë e historisë është e lëkundur në rastin më të mirë, por këtu kemi marrë termin “përgjues Tom” për të përshkruar një soditës apo voyeur.

Lady Godiva grua e njohur nga Britania e Epokës së Errët. Godiva ishte shumë fetare dhe i kishte shndërruar stolitë e saj në imazhe fetare dhe kryqe. Ajo ishte e njohur për dhuratat e saj bujare për kishat.

Është një nga historitë më të famshme në historinë britanike; e re fisnike Godiva, zemër ngrohtë dhe e dhembshur, sheh gjendjen e popullit të Coventry, përballë taksave të ashpra të vendosura nga burri i saj .
Pra me lutjet e saja arrin me bind burrin e vet që e mban fjalën dhe hjek taxat mbasi ajo del lakuriq mbi kal në gjithë qytetin.

Godiva ishte një person real, megjithëse emri i saj ishte Godgifu, ose Godifu, që do të thotë Dhurata e Zotit. Ajo ishte gruaja e Earl Leofric dhe nëna e Ã?lfgar, Earl i Anglisë Lindore. Mbesa e saj ishte Aldgyth, nga Edith, gruaja e mbretit Harold.

Në vitet 1040 ata paguan për një kishë në Coventry, ndoshta në vendin e një ndërtese të mëparshme të shkatërruar nga danezët në vitin 1016.

Në shtratin e saj të vdekjes, Godiva thuhet se ia kishte lënë rruzaren e saj personale kishës, e cila u bë një qendër kryesore pelegrinazhi në mesjetën e hershme. Megjithëse konsiderohet një figurë e mençur dhe fetare.

Një statujë e mrekullueshme e Godivës qëndron në sheshin qendror të qytetit, Broadgate. E skalitur nga William Reid-Dick, ajo u zbulua në vitin 1949 dhe është një nga statujat e pakta të kuajve jashtë Londrës që është renditur (Klasa II). Nuk dihet se kur dhe ku lindi, por sipas Kronikës Evesham
Nuk dihet saktësisht edhe ku është e vorrosur.
Ajo u martua me Leofric, Earl of Mercia, rreth vitit 1035, duke u bërë Godiva, konteshë e Mercias. Ajo ishte një grua e pasur në të drejtën e saj dhe zotëronte tokë në Coventry, Warwickshire, Ansty dhe Madeley.

Shumë ka të vërteta por edhe shumë legjenda.
Por një porosi vjen nga emri i sajë që dmth “ Dhuratë nga Zoti,” ku ajo ndikon fuqishëm për uljen e taksave dhe mjerimin mbi popullin.

A thu lind në Shqipëri, Kosovë, Ballkan ose kudo në botë edhe një Lady Godiva që ndalon burrin e vet në aktet jonjerzore, shfrytzuese, gjakpirëse ndaj popullit të vet…?

Sigurisht që vështirë !
Gucci, Dolce &Gabbana, villat , botox dhe operacionet plastike janë ultimatum i epokës tonë të mjer!
Mjerim ka pasë çdo herë çdo epokë.
Por shpirti dhe zemra e Lady Godiva janë unike!

Ju baftë mirë kafja me çokollatë, llokum apo ëmbëlsirë!
Vërtetë, kafja pa meze nuk ka lezet!

Unë xhezven e kam vu….falë pacientes Carol, po e percjell me një çokollatë Godiva
Ju dëshiroj një fillimjavë të bukur.

Ps. Aspak nuk është speciale nga disa çokollata tjera ,por emrin edhe çmimi është më i lartë .
Sigurisht, merita çokollatës është për emrin e një Zonjë Nobel me shpirt të mirë që e kishte .
Sikur të lindin edhe disa tjera….ah sikur!

Scroll to Top