Linda aty ku unë vet deshta

Një ditë kur të takohem me Perendinë nëse më pyet se çka kam pa në jetë , do t’i them që kam pa shumë dhe kam ndëgjuar shumë dhe jam dëshpruar shumë.
Nëse më pyet ç’ka mësova prej jetës do t’i them se shumë pak mësova nga jeta, sepse të njajtat gabime i përseris ditë me radhë përsëri, përsëri, përsëri….
Nëse më pyet sikur të lindësh përsëri ç’farë kishe ndryshuar, do t’i përgjigjem që çdo gja kisha ndryshuar përveç syve që shikoj botën, zemrës që ndjej për botën dhe qytetit ku kam lind .
Sepse para se linda e luta…

Ndal i thashë Zotit,

Më lejo me zgedh vendin më të bukur që dëshiroj me lind!

Shetita botën para se linda,

Vendosa dhe linda aty ku vet deshta,

Në krypën e mjellmave të bardha,

Në qiellin me kaltërsinë e vet Zotit,

Në aromën që hec deri në vet shpirtin,

Në gurët që çahen kur hecin maskarenjtë,

Dhe vajtojnë nga padrejtësitë

Në durimin e engjullit nga vet mëkatarët.

Në erën e pishave e mëngjezeve magjike.

Né detin e piktorit me ngjyra hyjnore,

Në trungun e ullirit me mjekërr si vaj i kulluar,

Në Jugun e Veriut ku Lindja pêrqafon Perëndimin,

Ku dielli shtrinë rrezet dhe vet rrezitet nga ata rreze,

Ku hana vallzon me yjet nga tingujt e valëve,

Linda,linda aty ku vet deshta,

Se botën shetrita para se linda !

Dhe luta Zotin dhe nuk heshta,

Bukur e ma bukur askund nuk gjeta!

Aty, aty i thashë Zotit du me lind dhe askund tjetër. Qesh me fat që Zoti atëherë ndëgjoi lutjen time.

Por një ditē maskarenjt ma vodhēn atdheun.

Zoti më tha : E deshte ti këtë vend kaq shumë? Dëshirën ta plotsova.

Ia fala gjithë bukurinë e mundur,

por më fal se as unë nuk kam fuqinë të luftoj me maskarenjt e Ballkanit!

I mjeri unë jam lodhur nga luftrat dhe mëkatarët dhe nuk mund ma t’i ndaloj.”

Ula kokën nga turpi që nuk pata fuqi me ndryshu asgjë,e falemenderova Zotin edhe një herë që më lindi aty ku deshta, palova valixhen dhe mora dheun ! Trupi le të ik ku të dojë, zemrën e lashë aty i thash Zotit dhe ika !
Mirë moj bija ime, zemrën ta ruaj unë sepse e don Ulqinin me zemër, ma ktheu Zoti.
Faleminderit edhe një herë i thashë që më linde aty ku vet deshta,botën pashë por askund si aty nuk gjeta.
O Zot, i thashë, pa u kthy nuk e la kurrë. E gjallë apo e vdekur nuk ka më rëndësi! Por vendlindjen nuk ia la maskarenjëve sepse edhe varrezet mallkojnë kur e ndjejnë që tokat e tyre shiten.Me mujtë ata edhe varrezat i grabisin.

Photo: Chelsea Harbour

Ju baftë mirë kafja kudo që jeni 🌞

Scroll to Top