Arti ndërton urat

Lind poet dhe vdes shkrimtarë,

Truri turbullohet në majën e pendës

Nuk vdiset lehtë hakun pa ia marrë,

Gëzimit,hidhërimit edhe vet jetës !

Poet lind kush e ka në zemër,

Shëndrrohet   n’shkrimtarë  nga vet jeta,

Shkruan për gjitha dhe i ven një emër,

Herë me ëndrra herë disa t’vërteta!

Piktori që lind me ngjyrat në dorë,

Pëlhurën e bardhë e sheh në ëndërr,

Sa herë  jeta e helmon dhe i shkon me zorë,

E merr brushen dhe ngjyrosë varrën.

Me tingujt e rapsodit  kompozitori,

Shëron shpirtin tonë çdo ditë,

Se ndalë janari se ndalë dhjetori,

Luan  n’mesnatë, këndon  n’misditë.

Sillet valltari si gjarpër rreth drurit,

Mahnitet bota me ritmin magjik,

Nuk kupton dhe s’ta kap truri,

Sa është i bukur sa është unik.

Jetën  e luan artisti për ty,

Sa herë qanë e sa herë qeshë,

Digjet përmrenda me lot ndër sy,

Që ti kurrë mos  ta vëresh .

Arti botën e zbukuron,

E hjek perden e çan terrin,

Bukurija ti çdo anë kaplon,

Me gjithë zemër e ndalon tmerrin!

Pa art jeta nuk ka kuptim,

Pa libra,piktura muzikë s’jetohet,

Gjithë botës arti i sjellë shpëtim,  

Falë Zotin që i kemi që zemra t’shërohet!

Scroll to Top