Kalimtarët e Perëndimit

E  re unë ika ,por ti mbas mbete,

M’shtërngove n’ shuplakë zemrën time,

Krytë nga unë gjithmonë   e ktheve,

Në ankth më mbajte me ato kujtime !

Bëhesh i fortë  sikur nuk mërzitesh,

Për të gjithë ne që ikëm dhe mbas t’lamë,

Ngadalë shuhesh, si një dritë  fikesh,

N’terr ulë kokën, dhe i heshtur   qanë!

I mbetesh besnik zemrave të ikura,

I rrëmben si hajn dhe diku i msheh ,

Kur mbetesh vetëm nga dritat e fikura,

Bisedon me ta kur askush nuk t’sheh.

Ju që m’deshtët aq shumë o shtegëtar,

Përse pra ikni kur aq shumë më doni,

Trupin ju lash , zemrën ju kam marrë

Mos më shani kurrë, mos më mallkoni.

A mendoni ndonjë herë   sa e kam vështirë,

Shprazëtirë më leni , sa fort më mungoni,

Kur  vini  ju sa ndjehem   mirë

Ju lutem kthehuni dhe mos m’harroni !

Mallin dhe dashurinë nga mërgimi  mësuat,

Sa shumë duhet  toka, kur shpinën ia kthen,

Nuk e di as vet pse unë, dhe ju lejuat ,

Dita ditës tokë e huaj pa dashje t’ ju rrëmben !

Zemra më zhprazet dimrit kur ikni,

Qyteti i qetë mbetet sikur nisë   me qa

Kur ikni dritat ju lutem mos mi fikni,

Mezi pres n’konak  herën tjetër  me ju pa !

Përse po shpërnguleni nga  prehri im ,

Për bukë t’gojës me helm dhe mjaltë ,

Jeni  zemrat e mija n’ma t’mirin kujtim,

Sa herë që ju ikni mbetem si i ngratë !

Ju kalimtar, udhëtar të Perëndimit,

Kur ktheheni atje unë mbes  i shkretë ,

Ti kthehet shpina detit ,edhe Ulqinit,

As për ju , as mu aspak s’është lehtë!

 I qetë mbes dhe  si një jetim i shkretë

At ditë kur  të gjithë  ktheheni në Perendim 

Nuk e di a ishte   fat apo mallkim për jetë,

Qe ju mbajë zemrat e juaja në dorë  dhe në  shpirtin tim !

E shpejtë është vera  dhe sjellë një vjeshtë,

Fluturon një stinë dhe vjen një tjetër ,

Brezet e ri po humbin dhe unë tuj heshtë ,

Ulem ngushllohem me arkën e vjetër !

Edhe kur ikni zemrat n’vendlindje i leni ,

Në arkë i kam mbajtë me plot mallëngjim ,

I ruaj gjithmonë dhe aty i gjeni ,

Kthehuni,mos pritni pleqerinë atje n’mërgim !

Scroll to Top