Më merr erë ngadalë dhe me shumë naze
Mos më lëndo aq shumë me hundë të lutem
Sa shumë shkëlqim i jep gjithmonë asaj vaze
Nga rrënja ime kur prehem në shpirt këputem.
E verdhë e bardhë, tirkiz gurkali
E brishtë si goca kur del n’dritare
Jam lule mali dhe fushe , që më kaplon malli
Herë n’liri bredhem e herë e burgosur n’pantare!
Sa herë që këputem shpirti më lëndohet
Ndahem nga tuba dhe shoqet e mija
Por kur e shoh një grua se sa shumë gëzohet
Me buzëqeshjen e sajë që adhuron Perendija.
E bukur jam por sa shpejtë venitem
Freski në sy dhe zemra dhuroj
Nga dashuritë ndaj meje kurrë nuk mërzitem
Një milion herë lindi por një herë jetoj !