Teuta mbretëreshë e Ilirisë
Gjurmë e pashlyer e bukurisë
Shenj i trimërisë shqipëtare
Vulë e zemrës bujare!
I mbrojte kështjellat e gurit
Luaneshë me trimëri si t’burrit
Me emnin ma t’bukur shqiptar
Me vulë t’historisë me ar !
Teuta ç’farë emën i bukur
Me shtat dhe krah si flutur,
Me humbjen dhe fitoren e vet ,
Mbi detin dhe lundrimet mbi det.
Teuta e jona mbretëreshë
Mbi valët dhe shi rrebesh
Histori e jona e lashtë
Gentile, me aftësi me dashtë !
Piktura nga Dita Cungu