Mërgatë, ti nuk je e ngratë
As e huaj nuk je
Por e ke peshën aty ku ke le!
Mërgatë, ty zemra të dhemb
Me të shajtë disa rrugaça..
Por ta dish kërcnim i rrugaçit mua nuk më tremb .
Mërgatë, mos prit leje prej tokës tande,
Ta dish gjithmonë at gja,
Sepse nuk ka Zot që t’ndalë e nuk ka bir nane !
Mërgatë, e kush mund ta ndalë ty dashurinë dhe lotin e mallit,
Ai që shkatrron vendlindjen e vet?
Jo për Zotin, e jo pasha sytë e ballit!
Mërgatë, gur mbi ty nuk gjuajnë të gjithë,
Mos u mllefos me gjithë vatanin,
Ka ma shumë që të duan dhe luten për kthimin tim dhe tandin!
Mërgatë , ata që të shajnë nuk e kanë me ty,
Më beso, kanë hall me vetvehten,
Po t’baj be,pasha njikta dy sy !
Mërgatë, toka dridhet kur shkel mbi te,
Peshon shumë randë kur kthehesh , të kanë thanë ajo tokë ndonjëherë ?
Jo jo ,sepse e din edhe ti vet prej asaj ditë që atje ke le!
Mërgatë mos u mërzitë çka thojnë disa burra që flasin si gra
A e din pse ?
Aty ku kemi le ,aty kockat kanë me na ra !
Mërgatë të don toka e qielli ,vendlindja për ty ban be ,
Është vendi yt ta dish,
Pasha Perendine ,pa ty dielli shumë vështirë e ka me le!
Mërgatë, ai që mendon që ajo tokë nuk është ma e jona,
Gabon ,nga paditurija e ka,mos ia ve veshin ,
Të gjithë atje i kemi lanë zemrat dhe shtepite tona!
Photo: Chelsea