Fryma po i ndalet nuk po marrin si duhet !
Për pak frymë janë ba si lypsarë
Loti nuk pastron gjynahin që hiç s’po shuhet!
Se ku po vate halli dhe t’mjerit qytetar .
Të dojnë Prishtinë viktimat e tua!
Aty kanë le aty dojnë t’jetojnë,
Gjelbrimi iu tha në mjegull u shëndrrua!
Me zemër të plasur në heshtje po durojnë !
Prishtinë të dojnë viktimat e tua të mjera,
Me t’urrejtë s’guxojnë se nuk kanë shpëtim ,
Çdo rrugë ta mbyllën të rrethuan me ferra,
Ke mbetur e vetme ke mbetur si jetim !
Prishtinë ,viktimat e tua ende të dojnë,
Jo pse je ma e bukura apo je aq e mirë,
Por vendin ku lindën dhe ku po jetojnë,
Ta shohin në mjegull e kanë vështirë!
Prishtinë viktimave tua,fryma po i ndalet
A thu pak frymarrje kushton aq shtrejtë?
Se ku të sollën ata që s’ju falet,
Por prap për prishtinalinë ti je e shenjtë!?
Prishtinë viktimat të duan edhe më shumë ,
Veç pak frymë leni , të marrin shlirë,
U thanë shpresat mbetën në gjumë,
Ti zgjosh nga gjumi a nuk është më mirë?
Të dojnë viktimat e tua moj Prishtinë,
Nga halli të dojnë se as kanë ku me ikë,
Të braktisën të gjithë po të shtyjnë me shpinë,
Edhe ajrin që thithet mund t’prehet me thikë!
Mos vajto Prishtinë se edhe loti të del i zi,
Viktimave tua zemren ia shkatrron,
Ata që të shkatrruan nuk e kanë mërzi,
Veç prishtinaliu yt sot po të vajton!
Ta morrën qytetërimin , qytet nuk të lanë
Ty Prishtinë e vjetër me zorë po dojnë me të rinu. ,
Ndërtesat shëmtira frymën po dojnë me ta nxanë ,
Ata që të dojnë , zemrën ke me ia përvlu.
Të dojnë Prishtinë ,ala nuk ta kanë mbytë dashninë ,
Ata që kanë le dhe aty duan me vdek
Jetojnë me t’kaluarën jetojnë në pleqërinë Presin me marrë frymë, se veç ajo i ka mbet !