Lulet e Azeminës

Zilja bie pa prit
E hap derën dhe aq jam mahnit
Pranvera hyn m’rena
Dhe Zonja më thotë të lumtë pena
A janë ma të bukura lulet
A Zonja që m’i solli
As vet se di
M’es me lule në dorë
Habitem për këtë mrekulli
Shëndrit fytyra e Zonjës
Dhe lulet veç që s’flasin
Nga bukurija që kanë
Mendjemadhësinë në vazo përplasin!
Hajdije që hiç se prita
Por aq shumë u mahnita
Shkrep e shkrep foto pa nda
Tuj falë Zotin për miq që na dha
Luleve sa shumë sejdi dhe naze të ngrohta
Veç që nuk vallzonin si nuset me shporta
Synin pa ia nda bukurosheve lazdrane
Fare u dalldisën si gjylat shkodrane!
Dora i lumtë mikes që m’i solli
Edhe bahçexhisë që me marak i mbolli!
Me dorë të djathtë dhurojmë
Me dorë të majtë dhuratat nuk ndalin
Mirënjohje kur kemi, mirënjohje edhe marrim!

Scroll to Top