Mall kur takohesh e mall kur largohesh
E lamë këtë bukuri
Ulqin, Shkodër, Tiranë Shqipni,
Kthehemi n’nji bukuri që kurrë s’na nxen
Edhe pse trupi msohet aty
E na prap menxi presim me u kthy
Zemra n’gjysë ndahet
E plas e shkreta par nuk ndalet,
Pret edhe nji takim tjetër
E nji ndamje me nji lot që s’thahet e mbet plagë e vjetër!
Kjo plagë e jona që s’ka heqim që e shëron
Me lamtumirat ke dera që kurrë nuk i maron!
Kja bukuri që ka edhe mallkim edhe bekim
Si me u nda prej saj e zemra mas me t’u ba pelim?
Lamtumirë….Shqipni!