Më thoni rrugë e mbarë

M’i çel rrugtë sa ma parë,
O sa ,sa ma parë ,
Në horizontin e çarë,
Rrugë të gjatë kur t’nisem t’më thoni rrugë e mbarë ,
Rrugën e botës du me marrë
Derë në derë du me trokit
Du me e vet secilin pse nga vendi vet ka ik!

Du me i shti vargjet dhe hallet e secilit n’nji shishe mbi det
Mes koralit të kuq dhe algave me I tret
Diku larg me i tret!

Me valë me mrrit deri në brigjet e Bosforit
Të mbulume , diku të mshefuna në çallmën e Perandorit !
Me andrrën time deri në kapijat e Stamollit
Me perendimin e diellit si flakë të skuqun të Anadollit.
Aty ku mbi 5 milion kanë tret e janë të humbun
E ku janë ato disa milion të tjerë ,me dhimbjen dhe themelin e tundun ,
Themelin dhe pragun e lëkundun!

Secilit kam me i trokit derë në derë e nji amanet kam me ia lanë ke dera ,
Amanet kam me i lanë ke dera
Sa herë që të kujtoni vendlindjen e juaj, mos thoni e shkreta dhe e mjera !
Nëse ndonjë herë ktheheni atje ku rrjedh Lumbardhi dhe Valbona
Mos thoni jemi kthy prej mallit,por kemi ndjek andrrat tona ,
Kemi ndjek pra andrrat tona!
E ju që nuk ktheheni kurrë dhe harroheni fare
Mos thoni se me humb ka qenë e vetmja rrugë pa çajre!

E kur t’ju trokas në derë me ju vet pse keni ik e pse keni tret
Më thoni ashtu asht fati jonë , adresa në Anadolli Bronx dhe New Jersey asht adresa që e kemi gjetë!
E shumë e shumë adresa tjera ku ka kisha e xhamija
Aty ku na lindin, rriten fmitë dhe neve na vjen pleqnija!
Aty aty ku po na troket pleqnija!

A më thoni pra kur të marrë rrugët e botës që kurrë nuk morrën fund ,
rrugë e mbarë, të qoftë rrugë e mbarë….
E ju kur t’ju trokas në derë më thoni ardhsh e bardhë, o ti ardhsh e bardhë…!

Vildana Dibra Zhubi

Aziz Sulaymanov painting

Scroll to Top