Zotnillyku nuk asht mrena qytetit
Por mrena qytetnimit,
E mrena flijimit,
E me i thanë kuj Zonjë apo Zotni
Bajagi ka marifet
Janë da provime të randa në jetë
E me i kalu ata provime
Duhen da vërtetime.
Jo nga unë dhe as nga ti
Por nga vehtja kur I rrin karshi
E kur të skuqesh para vehtes në pasqyrë
Ta dish që ala të kanë mbet dy gishta fytyrë!
Kur je rahat me shpirtin tand
Dhe nuk gjykon dhe gabon randë
Ulu merre vehten në nji telefonatë
Nisja bisedës, gjatë e gjatë .
Kend kam randu?
Ku kam gabu?
A duroj të njajten dikush me ma ba mu?
E kur zani të vjen nga ajo telefonatë
Thuji vehtes sa qenkem pa fat!
N’qytet kam le e qytetnim kurrë nuk pata
Tuj shiku çka ban bota e tuj shiku punë t’thata
Tuj marr tjerët nëpër gojë
E tuj I thanë vehtes Zotni e Zonjë!
Zotni?
Zonjë?
Kujdes kur ta xeni at fjalë me gojë!
Zotnillyku vjen me thinja e rrudha
Jo me diploma e kur nalte ju ngritet hunda
As me mendje të madhe e as me kurum
Por me modesti e me ndjenja shumë!
E pa i kalu da rrugë t’qytetit e t’katundit
Pa da rregulla e da sejdi t’kanunit
Jo që Zotni e Zonjë nuk bahesh
Por as me njerzillyk ma nuk mbahesh !
Zonjë?
Zotni?
Po po ,fjalë shumë e lehtë me e thanë
Por i lumi ai/ajo që me shpirt e ban!
Asht fenomen zotnillyku
As ta ul katundi as fukarallyku
Por ai që e ka ,
Ose e ka , ose nuk e ka !