Lindim mendjemëdhenj, rritemi me mendjemadhësi, plakemi me mendje të madhe.
Kokën e ulim kur e shofim që mendja e madhe është iluzion i njeriut të vogël .
Njeriun e parë që kam takuar dhe jam mahnit nga modestia e ti ,ishte Doctori Ghazard në Chelsea Westminster Hospital.
Emri fatkeqësisht nuk më kujtohet.
25 Nentor një ditë mdas ditëlindjes djalit të vogël. Viti 1995.
Zgjohem hejret në mengjez, si zakonisht shkoj me la dhëmbet dhe faqet ende pa u shiku në pasqyrë .
Euuuu ….. vërej diçka ndryshe.Provoj me çel gojën nuk mundem. Provoj me çel sytë nuk mundem .
Nuk ka asnjë lëvizje të fytyrës.
Tepër e trishtuar e zgjoj Samiun nga gjumi dhe ende pa e kuptuar se çka po ndodhë ,ai e verejti një ndryshim të madh por nga frika nuk foli. Fati spitalin e kemi veç 10 minuta afër shtëpisë dhe shkuam me vrap.
Mbas shumë analizash dhe shumë investigime konstatuan që është një paralizë e nervit Bell’s palsy.
Të mërzitur dhe ne shok ,erdhëm në shtëpi por dhimbje nuk kisha aq.
E thirëm edhe një shqiptare që punonte at kohë në spitalin e Chelsea Zonjën Nisrin Nimani, dhe pa hiç pritesë erdh me më vizitu.
Gjuhën nuk e dijshim , shumë pak, dhe ajo na e spjegoi të gjithë. Mbasi ende nuk e kishim të qartë të gjithë at shpejtësi të smundjese.
Mirë por nuk mbaroi aty.
Dhimbjet e kokës sa vijshin u shtojshin.
Dhimje të hatashme. Nuk krahasohen me dhimbjen e lindjes.
Pa u ndalë aspak.
Janar Viti 1996, vjen një sulm tjetër që përsëri përfundoj në spital.
Tash ma mjekt nuk ishin të sigurtë.
Bell’s palsy, bjen një herë dhe nuk ka dhimbje të hatashme.
Kjo ishte ndryshe prej asaj që menduan.
E gjithë Anglija at kohë I kishte veç tre MRI.
Më shtijnë mu në list të parën me e ba mbrenda 48 orë.
Më japin edhe letrën në dorë me një spjegim se ç’farë është MRI dhe qartë e theksojnë në at letër që në gjithë Anglinë janë veç tre MRI.
E keni para syshë, aty në spital kisht njerz me paraliza dhe smundje të ndryshme që ishin në listë të pritjes me muaj dhe vite.
Vjen një angleze aq e revoltuar dhe e ban gjamën aty kur kupton që unë dola e para në list.
Shumë mirë e kuptova dhe nuk kishte faj e shkreta.
Ishte ajo që i kishte paguar shtetit të vet taksat. Por ….
Unë nga dhimbjet e hatashme lutsha Zotin ose andej ose këndej.
Çdo ditë vijshin prifti dhe motrat e nderit me Bible dhe luteshin ne fund të krevatit tim.
Euuuuu thojsha me vehte, e paska pasë puna ime.
Çdo gja ishte e re për mua në këtë shtet dhe nuk kishe njohuri që prifti dhe kisha gjinden mbrenda spitalit.
Erdh koha me ba edhe MRI.
Çdo gja ishte e pa qartë.
Mbasi tashma nuk mundeshin me ra në konstatim, vjen e merr rastin tim një mjek me përvoje dhe reputacion botror.
Dr Prof Ghazzard. Për te , unë tashma isha një guinea pig. Kurrë nuk kishte pasë rastin as ai me taku pacientin me kaq dhimbje dhe me dy raste të Bell’s palsy që në mjeksi njihet me emrin Bilateral Bell’s palsy.
Ç’farë fati merreni me mend.
Nejse ,vjen, prezentohet, përulet dhe m’i merr dy duart.
Unë më thotë, kam ba çdo gja të mundur, tash…. dhe i çon duartë lart… tash më thotë je në duart e Zotit.
Jemi unë, ti dhe Zoti në koalicion.
Ti me vullnet, unë me shkencë dhe Zoti me deshirën e ti.
Më perqafon dhe prap m’i shtërngon duart.
Deri sa isha në spital çdo ditë vinte dhe përsëri m’i thonte të njejtat fjalë.
Mbas dy javë steroida gjendja nisë dhe zbutë.
Për fat të mirë dita ditës për mua dhe familjen çdo gja vjen dhe kthehet në një gjendje ma normale. Ishte një përjetim i radhës mbas të gjithë asaj mërzi që perjetuam me ardhjen në këtë shtet.
Në jetën time kurrë nuk kisha takuar ma parë një njeri me aq background të lartë por me aq modesti.
Në hallin dhe mërzinë time mësova shumë.
Se pari ,mësova që burri im nuk u largua asnjë minut nga ai ndryshim i madh i fytyrës time .
Asnjë moment nuk i shkoi goja me më thanë sa shumë të ka ndryshu fytyra.
Hiç kurrë.
S’dyti, thojsha vec a nisi edhe një herë me ec, me pa si duhet , me folë si duhet dhe shëndeti ka me qenë vlera numër një në jetë.
E treta, kuptova që jeta ndryshon mbrenda sekundave . Zgjohesh nga gjumi , dhe zgjohesh ndryshe .
Mësova që kurrë nuk e di kush mund të ndihmon, kush mund të jet aty afer kur ke nevojë.
Dhe e fundit ….. ajo që më mahniti ishte modestija e një njeriu aq të madh.
Takova ma vonë edhe shumë, shumë njerëz nga e gjithë bota.
E kuptova që modestia ishte virtyti njeriut të madh.
Disa njerëzve, me kvalitete po iu ulka koka si drunit të mollës kur ka plot fruta.
At mjek nuk e kam takuar ma kurrë .
Ma vonë kam lexu për meritat e tija, at kohë nuk e kam ditë.
Më vjen shumë keq që at kohë as gjuhën nuk e kam folë aq mirë dhe as nuk kam ditë me e shpreh at mirnjohje ndaj ti. E as kivet besa nuk kisha me folë nga dhimbjet.
Sa ma shumë vlera aq ma kokën e ulur.
Jeta…. jeta o miq të mëson shumë .
E unë kam shumë me tregu….
E shkëputur nga ditari im….
Kalofshi nji ditë të bukur të gjithë kudo që jeni.