Merre Xh…. Aga

Merre Xh…. Aga na qoftë me hajr 

Burrat e pazarit mblidheshin at kohë në kafet e Ulqinit, e që nuk ishin të shumta at vakt ata kafe por ishin me za. Dihej se kush në cilën kafe shkonte.
Ishin ata burrat që gëzonin respektin dhe privilegj mes shoqnisë,fjala tyne kishte peshë, kishin burrni e zotnillyk.
Por dihej se kush si ishte dhe kush ishte!
Reth vetes secili kishte historinë e vet!
Në nji vend të vogël dikur kishte lezet jeta.
Gzimet edhe hallet i përjetonte gjithë qyteti bashkë.
Fejesat, martesat, mortet dhe dhembjet sikur përjetoheshin në gjithë qytetin!

Burrat e kafes po ashtu ishin me etiketën e vet.
Ishin ata që gjithmonë qarosnin dhe syni nuk i bante tak dhe na i thirshim kavaler, ishin ata që nuk i dilte prej xhepit as kokrra grunit, ishin të tjerët me plot humor dhe shumica mblidheshin reth tyne .
Bisedat e tyne shpesh i përcillte i gjithë pazari por jo vetëm nji gjeneratë.
Ata biseda përcilleshin me gjenerata.
Disa ende përcillen por ngadalë vijnë dhe zbehen!
Kishte biseda që i përbinte dheu por ato ishin të rralla. Shpesh herë edhe ndizeshin bisedat deri në shamata, vendosej fati politik por ajo që ishte e dhembshme ishte fati djalit ose i vajzës.
Djali zakonisht pytej dhe merrej leja ti por jo e vajzës.
Ky fat shpesh ndodhte që me nji zgjatje dore vulosej “deri sa vdeka të na ndaj.”
Nuk ishin të dështuara gati asnjiherë dhe vazhdonin përjetësinë e tyne deri në vdekje.
Hatri prindve, hatri halkut, hatri fmive çdo gja përvidhej në sedrën e vajzës por ndodhte edhe të djalit.
Martesat kishin sukses për hir!
Për hir të dorëzgjatjes!

Xh.E. , Zotni me namë ,i respektum në gjithë qytetin, familje me za dhe vlla i heroit, kishte hijen e randë dhe kur kalonte rrugës i bante hije pazarit.
Njeri modest, i mençëm, me nji karizma të veçantë!
Shumë i dashtun me të gjithë.

Por jo ata që kishin at za ,gjithmonë e kishin edhe xhepin e thellë si zanatlitë e Ulqinit.
Prej Kalaje me të vllaun dalin në rrugën kryesore të Ulqinit dhe nisin ndertimin e nji pallati.
Nuk ishte e lehtë, kredita, familja dhe obligime tjera por ia delshin ulqinakët.

Nji ditë e lut i ati i nji djali nga Kalaja Zotni XH….me shku me kerku dorën ose me “lypë” vajzën e nji tregtari ulqinak.
Vajza kishte zanin e mirë, djali gjithashtu dhe kishte me qenë fejesë e bukur, mendonte i ati djalit.
Pranon Xh…Aga. Del në pazar, takohen miqtë e pazarit me kafen e parë.
Dikur vjen edhe radha porosisë dhe Xh…. I drejtohet Zotni H. F ….
-shika, tesh unë kam nji muhabet me ty dhe pa i bi shkurt k’ti masllahat.”
Bashkbiseduesi ngrihet në vend, i ngrihet goja, zverdhet s’kuqet e zverdhet prap por duron si burrat!
Gjaja e parë që i shkon ndër mend asht, se mbasi Xh… Aga isht tuj mbaru shpinë e re, ka nevojë për para borxh!!!!
E si t’mos i dalë ndihmë njeriut me aq respekt e namë?
Jo jo nuk ka mundesi!
A koritet burri botës edhe pse shumë te tjer I kishin marre borxh dhe nuk ia kishin kthy!!!!

“Kam ardhë me ta lypë vajzën…vazhdon bisedën Xh…Aga !

Hiç pa e kry bisedën, hiç pa përmend për kend , hiç pa përmend djalin ose familjen,H Aga çlirohet nga gërçi, i vjen çehrja, i qesh goja , shlirohet trupi, merr frymë thellë , çohet në kambë dhe zgjatë dorën !

“Merre vajzën Xh ….Aga, ta kam dhanë vajzën e qoftë sahati hajrit!”

“Pa si mere burri botës kaq shpejtë, ti as nuk vete kush e ka lypë,as për kend?

“Xh…Aga lene lene, m’kapi friga he burri botës dhe nuk vazhdon ma H… Aga

E kishte kap frika t’shkretin se mos Xh…Aga po kërkonte pare barxh.
Lene lene se m’erdh shpirti n’veti përshperiste ngadalë me vetveten H…Aga, tashma fare I qetë nga ankthi.
Shtrinë dorën Zotniu, shkon në shpi, gzushëm bjen në gjum pa permend at muhabet.
Zgjohet në mjes, thret gruan dhe i tregon!
“Pa si mere ke dhanë fjalën e as e xune me , gojë këtë bisedë aspak….uluret gruaja nga habija?!

“ O gru lene kete muhabet se pshtova pa me lyp borxh se ku kisha mujtë ati njeri Zotni me i thanë s’kam !

Fejesa u shpall, fati ishte qe. çdo gja mbaroi me nji martesë të bukur.
Por….. në gjithë këtë humor sa dhemje ka!
Fati vajzës sa ishte at kohë në duartë e prindit!
Sa pytej vajza?
Sa vendoste për fat t’vetin?
Sa kishte vlerë si evlad ,si qenie e gjallë?
Shpesh herë përfundonte mirë por kur jeta vajzës ishte ferr nga ai fat, nuk ia dinte ma kush!
Ndodhte që edhe djali nuk kishte fat.
Fati I njeriut asht gja e madhe!
Vazhdon të jet edhe sot në botën moderne kur merren me dashni .
Fati asht mbreti botës.
Ishte kohë kur ma lehte ipej fjala për fejesë se sa pare borxh !

Sa e dhembshme por ashtu ishte.
Fundi fundit varza kishte kombi ynë me tepricë!
Fati ishte I shkrum në ball.
Njaty e ka pasë shkru thojshin!

Scroll to Top