Mos më dëbo nga pragu im

Thojnë ,më humbi rruga n’oborr,
Më thërasin pis më thërasin horr.
Mi veshën leckat e varfërisë
më shkeli këmba e trathëtisë!

Dhe sot më qesh i huaji nga larg
Më pshtynë mua në timin prag!
Pa turp ma merr çelësin e derës
Dhe unë i tham “faleminderës”.

Më ngreh veshin kur ai vet don
Më shan shpesh dhe më lëndon!
Se ashtu vet disa lejuan,
Edhe na rrejtën edhe na trathëtuan !
Mu të birin e Ilirit,
Bijën e Teutës dhe ma t’mirit!

Më thonë t’humbi rruga n’oborr!
Më thojnë lypsar , më thojnë je horr.
Ky është temeli styrgjyshrave tanë
Oborri , qielli dhe i imi vatan!

Sa shumë e mbrojta me lot dhe gjak,
E ti po qesh me Ilirin plak.
Oborri dhe dera nuk humbasin lehtë,
Pragu im nuk mbetet shkretë!
Përzune bi ,përzune bija,
Me një valixhe ikën nga shtëpija!

Lotin në zemër ende e mbajnë,
Na nemin me mllef edhe na shajnë.
Ku me ditë a kthehen ma ?
Deri sa t’vdesin kan me na sha !

Tokën e tyre nuk e harrojnë
Nga larg për vendlindjen sa shumë lëngojnë .
Mbetën pa shpresa pa prag tê derës,
Sepse udhëheqsinë se kemi të nderës!
Nuk mërziten aspak për mallin e tyre,
S’kan turp , mëshirë as dy gisht fytyre!

Janë pisa, horra janë  burracak,
E shesin  tokën pa turp aspak!
Dhe mua me thu që m’humbi dera,
Se ti ja ai që mbolle ferra!

Kuj ja ngrit murin more derr,
Kuj i mbjell frigë kuj i mjell tmerr!
Mu t’birit Ilirit ,e bijës Teutës,
Që qaj për tokën me tinguj t’flautës!
Qaj për mërgimtarin që iku dhe s’kthehet,
Qaj për bijat e bijtë që po më zbehen!

Po hupin shpresat çdo ditë me ty,
Betohen dhe t’lusin me lot nder sy!
T’jetojnê veç duan ato të ri,
Botën ta shohin dhe t’kthehen  n’shtëpi!

Se pragun e derës e don shqiptari,
Por e braktisi i mjeri se e zu halli!
E ti më thu nuk kam oborr,
Ik o pis ,shporru o horr.

Dem baba dem jam n’tokën time,
Boll me rrena, mjaftë mashtrime
Se rrugën vet e gjej n’oborrin tim,
E kam të shejtë e kam bekim !

Jam biri Teutës edhe i Gjergjit
Donikës, Gonxhes, Mrikës dhe Gentit.
Dem baba dem me prag dhe derë,
Ilir plak me fytyrë dhe nder .

Scroll to Top