Pisa

Se të gjithë po dëshprohen aty nuk ka dyshim aspak !Nuk ka fjalë fare !Deshprohemi edhe na qe dojme me e pa at vend mire e ma mire.
Por ndaluni pak! 
Mos e përzini rininë tonë me politikën , me hallet , me korupcionin , me dështimet e së kaluarës dhe asaj sot!
Mos ,se hyni n’gjyna! E kuptoni ? E kuptoni që ende kemi një rini të artë. Kemi një rini që nuk e ka bota. Kemi një rini që për kushtet të cilat i ka , ka mbrri shumë mê shumë se disa shtete që kanë kushtet shumë më të mira!
Jetoj në një shtet ku egziston dhe ka klasë të ultë por jo fukarenj.
Mund të them që disa prej tyre mund të jenë niveli më i flliqt i një shteti. Shteti i ofron edukimin, banimin dhe kafshatën e gojës. I ofron kushtet esenciale , që po të krahasohen me kushtet e disa shteteve tjera kto mund të jenë luksuz.Lum kta për shtetin !

E mjer rinia jonë për pushtetin ! Me keqardhje flas  per këtë rini .
Që je i zoti në në këtë shtet arrinë edhe të studjosh në Kent, Oxford, apo Universitetet më prestigjioze britanike ku shumë fëmi shqiptarê morën diplomat.
Por a e dini sa të rinj këtu sillen rrugëve , me një seri problemesh që të tmerron.Me një edukatë që tërqeth trupin.Pse ? Sepse nuk e din çka është lufta, nuk e din çka është friga, nuk e din çka është me ra në gjumë me bark të thatë dhe dhomë ku mund të ngrihet nga tê ftohti.Shtetin e pati por nuk e pati prindin. Prindi tyre thjeshtë mendon për vetvehten dhe nuk bën sakrifica fare! Nuk e pati vlerësimin për gjitha ato çka i ofrohen. Nuk di t’i dallojê se nuk shikon përtej botës vet.Mjerisht !
Ndërsa besoj edhe ashtu dua të besoj që tek ne ende familja ushqen djepin .Nana , baba ende mundohen që fëmiu tyre të ketë njê respekt , një edukatë dhe një dashuri për prindin dhe rrethin. Një shkollë jashtë shkollës.
Një prind shqiptar mund të jetë i paditur, i varfër i pa shkolluar dhe primitiv deri në palcë. Por fëmiun e ka Zot. E hjek kafshatën e gojës për te, duron ,duron dreqin e t’birin për fëmiun sodomos nanat shqiptare që janë ende fenomen prej nanave.
Nuk din t’i thoje fëmiut vet të dua sepse ajo është e sigurtë që fëmiu sajë e din atë vetë.
E japin at çka ma së miri dijnë t’a japin !
Ashtu dua t’mendoj nga nostalgjija e traditave tona.Ashtu mendoj që ende e kemi një rini të shëndosh, të bukur, të dashur të mirë.Rini qê ende din vlerën e familjes !
Ajo që po ju servohet me vite e la prapa, e la të dëshpruar, e la me rezultatet më të ulta nga Pisa por në sytë e mi ende shoh një rini që i ka potencialet t’a mposht çdo fatkeqësi që i del përpara! Ajo vuloset me sukseset e tyre kudo jashtë shtetit vet që po korrin nëpër botë !
Nuk guxoj t’a paramendoj një të ri anglez pa bukë, me përjetime lufte, me shkolla të mbyllura ,t’ë bie në gjumë në dhomë ku ngrihet,me shpallje të përditshme nëpër facebook ku lypet gjak, dhe të holla për mjekim në shtetet tjera.
Duke ofenduar politikën dhe matrapazat që po e udhëheqin po përzihet koncepti i potencialeve të rinisë tonë. Sikur të ndalemi pak .
Veç një minutë t’i mbyllim sytë, Ata që dulën me rezultatet excellence sikur ti shtrohen testeveve të rezistencës që i përjetoi rinija jonë? Jo që dalin të fundit ,por nuk besoj që ia dalin fare !
Mund të thoni arma më e fortë është dijenija.
Unë them arma më e fortë është rinija jonë që nuk e ka bota, me gjithë vuajtjet dhe rezistencën nëpër dekada .Din dhe mundet t’ia dali edhe secilin test të jetës !
Një rini e uritur ndoshta për bukë, për libra dhe dijeni e uritur për një lëvizje të lirë por që të gjitha i përballon me një humor të dhimbshëm .Qeshet se veç gazi nuk i humb. Gazi dhe shpresat vdesin të fundit .Por pêr rininë tonë gazi dhe shpresat po bëhen petkat qê i veshin çdo mëngjez me mjegull. Edhe iu ka hije se veç ashtu mbijetoi rinia ynë. Me gaz dhe shpresa.
Të vetmen çka Zoti po i ofron trojeve tona është rinija, një rini me shpresa dhe potenciale.
Rusvelt thotë që është e pamundur të krijohet njê ardhëri e bukr për rininë, por është e mundur të krijohet një rini e bukur për tê ardhmen !
Mos i përzini lakrat ! Jepni vullnet gjeneratave që po vijnë se po i thuaj budallë dikuj ,budallë mbetet për jetë. Po i thuaj i mirë dhe që vlen , vlerat do ti dyfishojë.Dhe n’vend që
t ‘fokusohemi në testet e tyre le të fokusohemi në ato gjitha që ato nuk i patën derisa lindën dhe u rritën duke i ëndërruar, dhe le tia nisim t’i lavdojmë pa u ndalë .T’ja ngrisim moralin .
Lereni Pisa për pisat. E bajshin me faqe të zezë dhe me ndërgjegjen e tyre që nuk e kan fare!
It is impossible to escape the impression that people commonly use false standards of measurement — that they seek power, success and wealth for themselves and admire them in others, and that they underestimate what is of true value in life. Sigmund Freud
Me plot dashuri për ty rini !

Scroll to Top