Këpucët Qajnë Hallin

Qajnë këpucët ditë e natë,
Përse vishen dimën verë
Çdo gjë shkelin pa mëkatë
Hyjnë e dalin në çdo derë !

Shkelim insektet shkelim tokën ,
Këpucët e shkreta po ankohen
Shkelim gjethet shkelim botën
Nga çdo kush ne po mallkohem!

Herë të mdhaja për fëmiun
Herë e vrasim fukaranë,
Herë shkëlqejmë për Zotëriun
Herë të shkyera për t’vjetrën nanë !

Herê me taka dhe fort klasike,
Herë me guma për doborë
Here të holla si maje thike
Herë të shtrejta s’preken me dorë!

Salltanetin dhe fukaranë
N’fytyre t’këpuces e dallojmë
Sa kush jep dhe merr paranë
Kur na vrasin i mallkojmë!

Nuk durojnë më këpucët e shkreta,
T’shkelin tokën t’shkelin halet,
Se çdo kush ka hallet e veta,
Dhe sy lot njeriut i qahet.

Këpucë shkyer je mjeran
Ti me lustër je Zotëri
S’duron këpuca dhe nisë e qanë
Kërkon drejtësi , kërkon njeri.

Kur t’me vishni mirë mendoni
Unë njeri nuk mund t’ju bej,
Por as s’du nga une të turpëroheni,
Jam këpucê dhe veç shërbej!

Për ty e re ,për dikend e vjetër ,
N’kokën time mos bën be
Jam këpucë dhe asgjë tjetër,
Mos hec n’qiell por për dhe!

Edhe pse këpucë ju mbani,
Mos shkel tokën pa meshirë
Për njerëzimin mirë mendoni
Me këpucët silluni mirë.

Kush mendon  me kepuce t‘reja
Eshte Zotëri që ato i mban
Ti provon këpucët e vjetra
Nisë e kupton edhe fukaranë.

Lehtë e ka këmba me këpucën
Shkel ,shkel , dhe hiç nuk lodhet
Por nga shkeljet ajo po zbehet
Dhembjet  këpucës ma s’durohet.

Një ditë plakesh ore ti,
Se çka vesh nuk të bënë famë,
T’jesh i urtë dhe t’jesh njeri
Se këpucët s’do bëjnë namë !

Namë të bënë rruga e drejtë,
Këpuca shtrejtë s’të bën Zotëri
Fjalën e nderin e ke të shtrejtë,
Ndihmo njerëzimin bëhu njeri !

Scroll to Top