-Ke nisë me m’shkel n’teritor Tim , ik the qafën se kambet t’i thej !
-Ja ja ,ky asht teritori im. Shkeli ku du , sa du,e kur du unë vet ! Ti n’qofsh e zonja vehtes…pronë e vehtes nuk je ! Shumë mirë e di këtë gja !
– -E si qenka teritori yt pash at Zot?
At çka dje kam ditë, sot e harrova. At çka dje kam mujtë, sot nuk mund ma!
Ik hup.
Qe , para disa ditësh shikoj nji film dhe asesi nuk më kujtohet emni asaj bukuroshes Ingrid Bergman , që e kam adhuru dikur, e ti më thu që shkel kur të duash e sa të duash.
Emnin e saj n’gjum dikur e kam ditë me pas vet dikush!
Hup ! Hup prej meje !
– A punë e madhe që nuk e di emnin e saj. Dikur e ke ditë a po? Tash nuk t’u paska kujtu!
Edhe….? Punë e madhe shumë ! Kryesore ata të zemrës me i pas mirë. Kryesore ti ala gjallë, me kam’ t’veta e me durtë e veta!
A nuk ja ban shyqyrin ! ?
Takohesh me njerzt e zemrës, me miq e mikesha!
– Edhe, edhe….. nuk më kujtohet emni artistes që aq shumë e kam dashtë dhe ti më thu edhe…..? Nuk më kujtohen disa emna nga rinija, disa f’tyra !
Po mirë , me dhimbjet e trupit çka pate? Pse gjithë k’to dhimbje ?
Durtë, shpatullat, kambë?
S’ka vend që s’me dhemb kanjiherë!
– Eeeee, pse a mendove që asht lehtë me prit moshën, pa asnji dhimbje?
Si mundesh me ia ditë vlerën kur nuk të dhemb asgja ?
Kur të çova, dhimbje kryti, i thojshe të gjithëve, se me dhimbje kryti nuk krahasohen dhimbjet tjera. Dhe nuk ja dijshe hallin kur ata të tjerët ankoheshin për dhimje trupi!
Njimend ….!?
Pse a veç krytin Zoti ta dha ,e çdo pjesë tjetër asht tepricë ?
Ty ,a nuk t’kujtohet baba yt kur non stop e thonte at fjalën “ ka thanë toska, ah vdeka t’ishte e pleqnija mas t’ishte”?
– M’kujtohet,m’kujtohet shumë mirë, po kush e ka kuptu at kohë at fjalë që e kam nigju prej babës sa e sa herë?
Pa nejse, nejse tash a mund me tu lut me ik prej teritorit tim! Të kam frikë ! Të kam shumë frikë ! Tmerrohem nga ti !
Shporru !
-Aaaaa aha, sa e mençme qenke!
Ja moj ja, nga teritori jot nuk iki, por ti me qenë e mençme dalë ngadalë, nisë e msohesh me mu.
Ka pak dhimbje trupit, ka pak me i harru ato çka i ke ditë edhe në gjum me të pas vetë ,ka pak mas me u lodhë me shumë gjana që dikur të kanë nervozu, mos me u lodhë ma për ndonji fjalë të keqe tak tuk që ta hedhin njerzit, mos me u lodhë shumë për pluhnat mbi tavolinë….. e ku ta di unë i shkreti ma sepse numri nisë e rritet !
A shef sa përparsitë I ke që dikur nuk I ke pasë?
Bile edhe biletën e autobusit dhe trenit e ke falas !
Tash din me vlersu çdo gja që dikur nuk e ke vlersu .
Tash e vlerson nji ditë në jetë, ma shumë se sa ke vlersu nji dekadë dikur !
Vlerson familjen, shoqninë e mirë, dhomën e nxehtë kur vjen mbramje nga puna dhe veç rrugës kanë nisë ethet me të kap, vlerson çdo kafshatë buke deri sa je tuj hangër dhe shikon lajmet në Gaza dhe në botën e mjerë.Vlerson nji ditë me diell, o sa gzohesh kur shef diellin !
Nji lule, nji kafshë të bukur, nji poezi, nji aforizëm ….
Vlerson shumë ma shumë se dikur që ke ditë me vlersu.
Dikur mendjen fare karajel Hoxhë Brahi e ke pasë dhe nuk ia ke ditë vlerën shumë gjanave. Ke mendu ashtu duhet me qenë dhe jo ndryshe!
Ja moj ja !
Për dekik gjanat ndryshojnë, dhe ti vet e ke provu kur ke ik prej Sarajevës !
E tash, nëse vërtetë ke bekim nga Zoti, asht ndërgjegja dhe aftësija vlersimit .
Me ditë me vlersu asht aftësi e madhe !
E kupton tash !
Mas u sekulldis nëse të dhemb diçka, nëse ke harru denji emën, denji liber që e ke lexu 3-4 herë.
Mas kesh kasavet ! Sekulldija I randon gjanat ma shumë . Merri me t’mirë .
– Ik Aman shporru prej meje !
Mos me lodhë ma krytin me kshilla !
Bile gjumin ma kthe !
Mirë e paska pasë toska që ka thanë “vdeka t’ishte, pleqnija mos t’ishte !
– Hiqu ti moj toskës , ku din toska çka asht bukur ?
Gegnija ka thanë: shpirti asht i amel, sa ma n’moshë e sa ma i amël !
Ik tash, merr e shkruj diçka e falju Zotit nerës që munesh !
Kujtoj ditë e bukura e hiqu dhimbjes, harresës e pagjumsisë . Pse a nuk ka lezetin e vet edhe mosha , kur me aq dashni e nostalgji kujton çdo gja të bukur !
Ik rinija ik !
Mas t’kesh sekulldi aspak !
Edhe mosha ka lezetin e vet !
-Pa, pa mas gardhit…. Pa nejse , shyqyr që kemi aftësi me vlersu çdo gja që kemi , kur e dijmë që as e keqja as e mira nuk ka fund !
Veç aman sa ma rallë e sa ma pak m’a shkel teritorin Tim !
Se nuk du luftë me ty !
Ti shumë mirë e di që kam qef çdo gja me mirkuptim e me tolerancë me zgjidh, ashtu që tash me le rahat bile edhe për pak kohë sa t’i shkruj edhe nja nji mi tregime që I kam mend me i shkru !
– Ani, ani por asgja nuk vjen me vulë !
Vlersoje çdo minut të jetës !
Nuk të premtoj asgja ! As ty dhe askuj !
Me mu as mbtretnitë nuk bajnë pazare ,e lene ma ti ….!