Nata 8-të .
Ju baftë mirë iftari
-Aga , a na mush kaçilen me vo,
se dojmë me ba nji kinë vosh’ edhe rahani ……!
-Dikush I thotë kimë e dikush kinë, Hanko moj , si i thohet taman?
-Hajtë moj, thuji si dush, veç na ban, se ti e ban t’mirë fart maaaa.
-Pa moj ,pa baj mas t’kesh kasavet,veç t’veta si I thohet taman.
-E moj nuse, secila shpi ka da fjalë t’veta që veç aty I nin. Ika tesh unë n’pazar e ju dyjat raspravljatni a i thohet kinë a kimë?
-Hajtë Aga, hajtë mas u vanaaa, se e ke adet kanjiherë ngatrrohesh fart tuj bisedu me ata shestaneshat e bukra n’pazar!
-Ç’isht moj nuse k’shtu puna jote, da me m’shti n’shamatë ti mu me fisniken teme që s’ma ka tanë Ulqini?
Pa ku e nrrej unë këtë me ma dhanë t’binë e Padishahit edhe s’e nrrej, ç’flet marrina edhe ti kanjiherë ! Ç’je edhe ti nji bizgace kanjiherë pa derman……
– Aman aman, unë ljubomorna ? Çka s’nin insani! Ec mere burri botës, mirë që t’kam marrë unë, e ke pasë nefakë, pa kush pa ka at kasavet!
-He urithja që je ti eeeee! Ika, ika
Pa moj fisnikja jonë,ty ata durë të lumshin,
Vo sa dush kemi,kaçilet plet i mushim
Pa mas prita edhe da qofte me I ba
Da me kas t’kullumun,e da qofte kapama !
Vojit ullinit n’fëltere I hidhen 5-6 qepë
Copat e mishit t’vogla fletë për fletë
Fillojnë e zbuten i njomë ka qillu mishi
Deri sa ti bjen hija ,si bojë fildishi.
Krypë ,vegetë e nji çik specë të kuqe
Pak biber qitja , mas prita moj nuse
Furrën gati bane kadalë kadalë me pjek
Durtë e bukura naziqe ,ruji mas i djeg !
Için që fërgove ,e qet në tepsi
Nja pes a gjashtë vo t’katundit , i tund përmi
N’furrë të nxet e shtjen ,kadalë e kadalë
Deri sa të skuqet ,si prushi në mangallë !
Votë e mira këtë stinë ,na I ka ba pula
Par unë jam lodhë e shkreta ,e njiherë s’u ula
Fërgesa me qepë , prej furrës sa ka dalë
Topi Ramazanit ,pa nihet nga çdo mal !
U shtrun sofrat tona,me bokall të ujit
Sa të bekume janë ,k’ta ditë e k’ti mujit
Isht mush sofra plot,me tërli tërli
Leni pak vend , se ka edhe sarajli !
Ju baftë mirë Iftari!
Ah çe mirë isht kja fërgesë me qepë
Këtë recept moj nuse mas gaba me e tret,
Durtë t’u plarofshin u plaksh me nipa e mesa t’mija
Shkova tesh me u falë se ia nisë teravija!
I ke shkri ma, si asnjëherë diçka t’janë ba, I ke shkri , nuk guxojmë me I lanë rininë me harru k’ta marifete tona!
Vildana Dibra Zhubi