Natë e nantë, iftari ju boftë (baftë )mirë
👨🦳Shika, çka thoni, a pa shkojmë me hangër nji iftar n’Gjakove , në Pejë ose në Prizren?
Në Shkodër shkojmë javën tjetër.
Shkodrën njitu ma e kemi, nji kam’ , shkojmë kur dojmë!
Besa edhe n’Sarajevë nuk kishte qenë keq! Aty isht taman atmosferë për Ramazan!
Me nrru pak, e çka thoni?
Pa sa I bajnë flin e pitet e mira .
Pa shkojmë në Gjakovë besa. M’ka marrë malli tavë me tamël. Ju nuk e dini çka isht se nuk e keni hangër, par e bajnë t’mirë fart maaaa!
M’paska marrë malli shumë për Zotin!
🧕🏻Hajtë mer ma ,çka flet, pa ku ka gjellna si në Ulqin për iftar?
👨🦳Ec moj ti e banu gati, pa ku di ti? Ulqini, Ulqini , Ulqini…mas m’shurdha krytin. Del pak me marrë frymë. Del pak prej shpelle e shikoje se çka bajnë edhe tjertë !
Tanë bota ka specialitetet e kulturat e veta, e ti m’çan drrasa aty, Ulqini, Ulqini…
Pa se di ti ç’farë shije ka tava me tamël. Gishtat me lanë n’te. S’ke prevu ti gjellnat e tyne!
Hajtë banu gati e mas qit pallavra shumë! Ec mas na kap terri e na xen iftari rrugës. Thuji edhe djelmve me nuse e varzave me burra e pa shkojmë tanë bashkë . Pa shkojmë me f’mi e zebani e me dhen I gjithë çka kemi. Flejmë sonte atje, rezervojmë edhe hotelin.
Hajtë hajtë banuni gati, se pa I thras at restoranin që e kanë specialitet taven me tamël,e pa nisemi!
Na qoftë rruga hajrit pra!
Takohemi edhe me ata miqtë e vjetër që i kemi e pa ta hajme nji iftar t’mirë !
🧕🏻Si urdhnen Zatnija jote, hajtë se pa ta çojmë fjalën n’vend. Qoftë ashtu si thu, se hiç menja s’ma merr, par hajtë se pa nisemi me bismilah e na qoftë rruga hajrit. Pa ta blem edhe pak mish t’thatë, suxhuk e Groshë për rrugë, e pak turshi besa.
Tavë me tomël (tamël )
Ose mish kingjit ose me viç
Me mish tjetër mas provo hiç
Me pak krypë e pak yndyrë
E zin mishin mirë e mirë!
E nez furrën e ban gati
Shtren orizin n’tepsi me u mbulu shtrati
Ia hedh gjalpin përmi oriz
Tri -katër garuzhda lang mbi at mishliz.
E renditë mishin në at tepsi
Tamël I qet aq sa lang,me terezi
Edhe pak krypë me tahmin
Në furrë të nxehtë menjiherë e shtin.
Skuqet, rreshket si me u pjek në diell
Edhe Perendisë aroma I shkon në qiell
E ndalë furrën se le me u djeg
E len në furrë ,menjiherë se nxjerrë!
E len, e len sa me e pi orizi tamlin …
Ohoho pak fli ma vonë
U knaqëm me shije në Gjakovën tonë
Pa kajmaçin nuk iket andejpari
Sa lezet more miq na pat iftari !
Sonte pa rrijmë në Gjakovën tonë
Prej aty në Prizren rruga vazhdon
Trojet tona sa te bukura i kemi
Sa jemi knej pari edhe në Tetovë vemi !
