Iftari 10-të


👨‍🦳A ju kam thanë, sa e mirë isht tava me tamël, m’qitshit kajde aty. Ja ashtu ja k’shtu, e kur nisi iftari I keni fshi çinijat e sahanat.
🧕🏻Jaaaa përmend nuk ke pas faj, ama ishte gja e mirë fart. Par jaaaa, lezetin ndryshe e kajnë gjellnat e Ulqinit!

👨‍🦳Ik moj ma edhe ti, bathë bathë nji kokërr .
S’la nji kokërr ariz n’çini, e m’qet kajde!

Pa shkojmë‘Prizren sonte eeee, çka thoni?
Prej aty shkojmë në Shkodrën tonë!

Kam ni që pasha qyftet i kajnë t’mira fart, Pa I prevojmë valla. Çka thoni? Pa k’ta pezrenalitë kush vesht nuk I marrë. Na bile në Ulqin flasim čisto shqip, par kta me at turqishten e tyne, avvvavvvva kush vesht si merr , si me shku n’Stamoll. E demek aty Lidhja Prizrenit e aty jemi ba qeveri.

Ç’isht kja puna tyne as vet se marrë vesht. Popull tuhaf jemi. Turku ka ik tesh 500 vjet, k’ta ja fusin turqisht mere djal, sa munen!

Arpaxhik milet! Nejse nejse hajt shkojmë na se pa na xen iftari!

🧕🏻S’ta prishim na ty hiç mas ke gajle!

Pasha qyfte

Nji filxhan t’kafes me oriz e zin
Kur të ftofet orizi,me mish t’blum’ e përzin
Nji kokërr vo aty në at brum e qet
Magdanaz, krypë, specë , biber,vegetë !

Në nji enë tjetër nji vo e qet
Kos dhe pak miell I tund për lezet
Qyftet rrumullake topolake artah
I fërgon në voj ,për marshallah!

Pasha qyfte t’Prizrenit ,qytetit legjendar
I kanë begenis agallar e pashallar
E kush jemi na ,mos me i begenis
Byjrym n’Prizren ke i zoti shtëpisë!

Pa petalka t’Prizrenit nuk ulemi në sofër
Pak djath të Sharit nuk mbahet kjo votër
Pak lakna rasoj e speca turshi
Nji fli I pjekun me saç për mrekulli !

Sutlijash me krypë e me pak sheqer
Sheqerpare të mira ,nga zonja Haxher,
Me gjellna t’Prizrenit nuk ka askund
Po thotë shoqa “mu “që e du shumë!

Avvva sa mirë e kam hangër n’Pizeren
E kam shku n’qarshi , e kam shetit çdo vend,
Muhabetet turqisht ,mezi I kuptova
Rrugen për në Ulqin avash avash vazhdova!



Scroll to Top