Shkodër ,kur bjen topi iftarit në Kalanë e Ulqinit ka kivetin me u ni edhe në Kalanë e Rozafës tane.
Dy kam’ vend lerg Ulqinit e mas me shku me hangër nji iftar aty, a ban moj ?
Shumë pak të kam pa ,e shumë di për ty.
A di pse ?
Se jemi mollë e ndamun përgjysë .
Me det, me lum me liqe, me adete dhe sifate me dialekt, dhe gati çdo gja tjetër.
Por jo me humor.
Aty, ti ia kalon secilit vend shqiptar!
Aty je e para!
Merr primatin!
Patëm fatin e keq që na ndanë, po vërtetë a jemi nda ndonjëherë?
Çdo gja , a shkonte simbas urdhnave të Enverit?
A u ndalen populli me mbajtë Pashkë, Kshnella, Ramazan?
Sigurisht që jo!
Msheftë i kanë mbajtë nji numer I tyne gjithë Ramazane , Bajrame, Pashkë e Kshnella.
Kanë qa hallin musliman, orthodox e katolik bashkë me kokrrat e hallit që janë derdh padrejtësisht mbi shpatullat e rëndume të gjithë kombit .
Kanë ngrit durtë nalt me lutjet gjatë gjithë ati rezhimit ma të egër në histori.
Janë lutë në heshtje, kanë ninu në heshtje, pa ba zhurmë e pa u ndi.
Ezani nuk u ni ma, e ka hesht komunizmi për nja disa dekada, e as kumonat e kishës nuk janë ni. Veç a nalet vullneti e kiveti, besimi që ka mileti?
Ezani e kumonat nalen, kryqa e saxhade ku falen,
E n’shkallë t’Perendisë mileti isht lut ,
Hallet e veta ka qa e nalte ka çu durtë!
Ty falë t’qofshim edhe për këtë robni
Robi s’bahe rob, kur n’shpirt ka madhni!
Sigurisht keni ndëgju për nji luftë në mes arabve dhe popullit hebrej, se kush i pari e ka zbulu houmous ose hummus.
Houmous , asht me origjinë arabe, i përhapun si pjatë e shijshme ku njyhet buka e bamun nga qiqra të gatume , pure, të përzime me tahini, lang limoni dhe hudër ,standarde në Lindjen e Mesme përfshin vaj ullini, disa qiqra të plota, magdanoz dhe specë .
Por kjo luftë nuk ndodhë mes nesh dhe Shkodrës.
Të gjithë gatimet i kemi gati të njajta dhe secilën gjellë që e shkruaj të Ulqinit, nuk dallon shumë me at Shkodrane .
A jeni ju, a jemi na që solli këto shije në sofra, nuk ka randësi.
Bijat ulqinake që kanë jetu pa e pa familjen mbi 30 vjet, ka hjek mallin me gatimet që I ka marrë nga sofra vet!
Ajo ma tipike që e mbarojmë njisoj na dhe Shkodra,asht krapi kapama !
Specialitet që nuk e reziston as vet Zoti.
Por në mesinger më erdh receta nga shkodranja për jahni !
Rruga marë na qoftë pra, pa shkojmë pak n’Shkodër, e pat knaqemi me gjyla baçje e dyrë me zotnillyk t’vjetër, e at pak kalldram që ala ka met pa ti përplasim kpuctë deri në restoranin që na pret me at muzikë shkadrane!
Eh dikur kur thojshim, djal sakal si shkadran ma…..pa kanë nrru kohnat e ka nrru mileti!
Jahni Shkodrane ose mish kapama
Tri katër qepë i kafërdis moj Loce
Tre -katër thelba hudër dhe nerden prej boce
Copa të mishit pak ma me yn’yrë ,fele fele
Voj ullini ,biber dhe krypë i hedh n’tenxhere!
Nji lugë ufull për shije mejhash
Kumlla të thata si për hashaf
Pak sheqer sa me thanë dhe da gjethe t’larit
Ik aroma jahnisë deri në grykë t’Skraparit !
Me kapak të vetin e mbulon kusinë
Me dashni dhe marifet avash e zinë
Prej Parrucës tonë e deri n’Tiranë
Era jahnisë ka me u ndi çdo anë !
Krapi Shkodrës asht gatim me namë
Çorba shkodrane gishtat n’te me lanë
Haxhimakulle ,kadaif bakllava me arra
Shkodra gjithmonë i solli e para !
Pa pak amëlcinë kush çohet prej sofrës
Kush nuk e din at sharmin e Shkodrës
Ai që Shkodrën kurrë nuk e ka pa
Mos t’i thotë vejdit ,se ka pa dyrnja !
Photo që shumë e du, nana jeme në Shkodër