Nata katërt


  • Vakti maaaaaa I ka ardhë nji japrakut.
    I kam rujtë gjethet e njoma në friz .
    Pa ku ka me këtë gjellë moj ?
    Aman që nuk din kush me ba si na e Shkodra.
    Gjyna si nuk i kemi ata fmitë tonë këtë natë Ramazanit me hangër këtë japrak!
  • Pa çka flet moj? Ata kanë tanë t’mirat e ti ja ban kasavetin! Hajt moj ulu e pshtill ata kokrra sa ma parë ,e t’na mushet shpija era japrak !
  • Pa pa kanë gjithçka, par këtë lezet nuk e gjin n’botë! Mas ja fut katnasikat demek se pa flas diçka.
    Pa ku ka me japrak t’Ulqinit ? Pa loce kat s’kanë thanë, si nana s’ka njeri n’botë!
    Se ti kur ke qenë n’Amerikë je hafifu se gja s’të ka pasë kane.
  • Ja për Zotin moj gru mirë e ke!
    Hajtë se pa ta baj rrafsh se Pa na len pa japrak. E teprica nuk kanë mbet fart prej mramë se aq t’mira janë ba që tana kanë shku. I kemi fshi për Zotin!

Unique

Të dojnë burra të dojnë gra
Të dojnë varzat edhe djelmt e ri
Je unik dhe me ty nuk ka
Të marrë erë deri n’Angli !

Ta kam borxh nji rapsodi
Si gurmane e përbetum
Kah me ia nisë as vet se di
Sepse je aq i bekum !

Krrr krrrr krrrrr zihesh ngadalë,
Vaj ullini veç proUlqini
Je i shijshëm je i rallë
Zihesh n’tenxhere me kapak florini!

Me pak ariz , e mish ma shumë,
Era netrës arrinë në kojshi,
Gjeth jeshil fildish i çmum,
Gjithë mahalla ta ka lakmi.

Kush mish t’thatë e kush gjeth lari
Ta shtojnë shijen per qefin e vet
Je mes gjellnave je ma i pari
Je për Elizabetën je për mbret!

As Nigella as Oliveri
Shijen tende nuk ta di
As Gordoni e as Marcinelli
Të mbarojnë si n’Ulqin nuk di !

Je mjeshtri , mjeshtri e rrallë
Krrrrr krrrr krrrr tanë marifet,
Ngjyrë tirkizi dhe qilibar,
Kafshatë e jotja t’kujton n’xhenet !

Ah japrak japrak Ulqini,
Se di bota sa i mirë je
Vaj ullini me ngjyrë florini
Për kokë tande unë bëj be!

Kadife jeshile , bahçe xhenetit
Ermirë i shijshëm të vdekurin e njallë
Për sejdi të madhe i qitet mbretit
Ah për ty jeprak se ç’më ra mallë .

Me ditë mbreti sa i mirë je,
Vjen në Ulqin dhe mbaron shtëpi
Me ditë mbretnesha se për ty baj be
Jeton n’Ulqin e s’kthehet n ‘Angli

Xhenetin e ksaj botë kush e shijon,
Diell det dhe ajr t’kulluar
Japrak Ulqini le t’provon
Shijen kurrë s’ka për t’harruar!

Ah japrak, japrak Ulqini…….

Ju baftë mirë iftari

Scroll to Top