Iftari nata e tretë

  • Hanko, sonte nata tretë ,kanë met da teprica prej mramë. Valla sonte ka lezetin nji petë me gjel edhe njata teprica qysh mramë se gjyna me i gjujtë.
    Gjel katunit e I mirë që s’ka ku shken maaaaa.
    Eeee çka thu? Pa e baj pra. Ti n’daç me m’nimu pak munesh, mas daç rri aty e mas mu përzij, ja bane k’shtu ja bane ashtu!
    Ose ço bane vet!

-Mirë moj nuse bane e s’pa t’përzihem aspak!
Par nji bejte pa ja knej maaaaa , ashtu si duhet!

-Mirë, mirë veç mas harra me permen që unë kam ba petën
Hajtë se ia nisa me bismilah!

-T’lumshin durtë moj, t’lumshin, ball puntore je, veç pak njat gjuhë me pasë ma t’vogël!

  • Shikoooooje ti këtë njihere, edhe dan me ja ba tana, edhe gjuha jeme i ban havale!
  • Ja moj, ja ….. hajt punë e mbarë e Zoti na baftë kabull! Mramë diçka jam rujtë e nuk kam hangër aq, se edhe puna pritisakut, par besa sonte…. jaaaaa s’pa ta štedis vejdin aspak!
    Hajtë, hajt ma bjen njat fletore e njat laps, ti nisë petën e unë vjerrshën .
    Zoti na baftë kabull!

-Qe moj Hanko, njaty I ke para sysh, s’pa pritej par luju pak!

  • Mirë moj mirë, se s’pa m’ban çirak!

Petë Ulqinit

Si petat e pites ,njisej hallohen
Rende rende ,për marak shtrohen
Nji gjelit katundit ,jetën ia marrim
E zijme kadalë ,ia qajmë hallin.

Me kry të viçit ose me kurban
E mirë bahet ,sa ma mirë s’ban
Piqet kadalë si me u pjek n’dill
Hapni sytë kur të bleni at mi’ll.

Sa ma i bardhë mi’lli,e sa ma taze
Tuj shtru hakllaginë e tuj i ba naze
Me lang të mishit ,përvlohet kur piqet
Hapni sytë ,se mas t’ju digjet!

Mishin e zimun ,e shtroni permbi
Biber të zi ,para se e muloni me tepsi
As shumë lang nuk duhet,e as e terun
Me terezi ,mas me ju shku mundi bjerrun.

Për pasi t’vajzës,e për kimet
Peta ulqinake ,aq shumë ka lezet
Isht e mirë ,sa nuk shken ma
Për Begler e për Pasháá !

Ftyrën ta z’bardhë ,peta Ulqinit
E ku shtrohet sofra edhe pa da kokrra ullinit
Dhandri n’pasi kur vjen me miq
Pritet gjeli ose viçi ,n’ër Lamoj e Ficiq !

Byjrëm miq e ju pastë ba mirë
Keni marrë nusen ,vajzën ma t’mirë
Prej sallatave tërli, e deri n’hashaf
Gjellnat e Ulqinit si për Padishah!

Vajzën tonë të mirë ,amanet ju lajmë
Shikoni si duhet ,se peta me gjel ju bajmë,
Hani o miq e mi,e juve ju plaste barku
Se në fund të gostës vjen ,sarajlija sa çardaku!

Traditat tona ,sa janë të rralla
Vajza jonë si pllum,ju pret ke shkalla
Temena e yrz tanë javën e parë
Mas ja matni gabimet me gram e kandar!

E mesenej…. pa pa ,temena mas gardhit!

Hani tesh petën, hani se pa ju ftofet!
E ftoftë peta nuk ka lezet !
Ardhshi t’bardhë e mirë se ju ka pru Zoti n’kanak tonë


Scroll to Top