Lirimet e produkteve ushqimore ia nisën hejret në mëngjez.
Gati gjithë produktet kishin zbritur gjysëm çmimi ose më pak. Puntori në supermarket nuk ndalej duke vendosur çmimin e tretë tashma.
Mendova. Sa humbje ushqimi, sa shkatrrim planetës.Çmenduri!
Blejmë hiç pa nevojë.
Veç një ditë mbyllen vetshërbimet dhe friksohemi mos diçka na mungon.
Dola dhe rruga për punë ishte e ngarkuar.
Të gjithë nguteshin. Të gjithë niseshin dikund. Për shopping, për vizita me familjen, për me ik nga Londra, ose….. për askund dhe takim me askend.
Disa të habitur, disa me ankth në pritje të autobusit, disa të ngarkuar me plot dhurata dhe të tjerët me valixhe duke ndaluar black cab në drejtim të aeroportit.
Dita në punë ishte shumë e qetë. Aty k’tu ndonjë thirje për porosi të ilaçeve.
Në fund mbaronte ajo biseda me Merry Christmas.
Një paciente erdh me dhurata, bonbonjera secilit për kry me kartolina urimi të mbështjellura për bukuri.
Kërkoi falje që nuk i kishte sjell më parë. Në luftë me kancerin, më habiti vullneti saj, sot ditë kur çdo kush mbledh copëzat e fundit ajo gjeti kohë për ne.
Kam knaqësinë më tha, meritoni të gjithë për kujdesin dhe suportin që më keni dhënë .
Iku me lot ndër sy.
Ra një telefonatë !
Ishte Mishelle. Është e rregullt me telefonata. Na thëret çdo ditë dhe disa herë zakonisht.
Sot ishte mërzitur.
– Merry Christmas Mishelle!
-Not for me dear Vildana,ma priti. Vajza më tha mos me shku ke ajo. Nuk më pranon. Ka frikë nga unë!
Mbeta e shtangur!Nuk kisha çfarë t’i them.
Me probleme mendore që ka, u mundova të kuptoj edhe të bijën që nuk dëshiron vajza e saj e vogël të trishtohet nga ndonjë gjest I papritur i të ëmës.
Mishelle ishte mërzitur shumë.
Dita vazhdoi me një emocion tjetër.
Kolegu i punës një djal i ri që kishte nisur punën javën e kaluar, po shkoj më tha pak për një pauze të shkurtër në dhomën e menaxheres. Tashma kishim mbetur unë edhe ai . Menaxherja dhe mjeku kishin ikur më hejret.
Në kamera shoh disa lëvizje jo të pritura dhe u ofrova ke dera .
Ai po falej dhe unë ika me shpejtë mos ta pengoja.
Pas pak erdh dhe pak si i friksuar për veprimin e vet.
Jam i fesë Islame më tha, dhe mbasi është ditë e qetë mora rastin të falem. Sikur arsyetohej por me një pasiguri se çfarë mund t’i them.
Po edhe unë jam e fesë Islame ia ktheva dhe jam rritur në një qytet ku dominon kjo fe.
U habit pa masë dhe një buzëqeshje si e një fëmiu i dha guximin të diskutonte për lutjet edhe pse i lindur këtu .Do të mësoj arabishten më tha sepse është shumë gjuhë e pasur!
Sot kishte ditëlindjen dhe pak para se iku ia dhashë edhe një bonbonjerat që kishin sjell disa pacient.
Iku shumë i gezuar.
Dita mbaroi.
Dritat u ndalën.Telefonata fundit nga pacienti që nuk kishte sjell ende dhuratë por premtimin do ta mbante mbas festës.
“Merry Christmas to all of you and thank you for all your support and kindness “mbaroi bisedën Domenic.
Rrugët tashma po zbrazeshin. Disa nguteshin. Qyteti po merrte vezullimën e fundit të festës.
Aty këtu ndonjë homeless i shtrirë dhe i strukur me jorgan ose batanije. Ndonjë qen besnik pran të zotit dhe i lodhur nga ashpërsia e natës.
Old Brompton Road, Drayton Gardens, Fulham Road, Limerstone Street, Kings Road me shtëpitë dhe shkëlqimin e dritave të bredhit shkëputej kohë mbas kohe në milion emocionet e mija.
Herë më çonte në filmat e Hollywood me ato këngët e Christmas dhe carols e herë më çonte në Palestinë ku më delshin të vetmuarit duke bredhur në rrugën për kërkim të një familjari të vetëm që mund të kishte shpëtuar.
Ngutesha edhe unë të takoj familjen time.
Madhështia dhe magjia e gjithë festës mbulonte boshllykun e botës dhe zbuste edhe zemrat më të ashpra sonte.
Bisedat imagjinare me ata që nuk i kemi më, më rrymbyen shpirtin për disa çaste duke imagjinuar edhe një festë tjetër në një vend të bukur.
Dyert po mbylleshin ,çdo kush me çelësin e gjirit familjar, me gëzimet dhe hallet e veta mbrenda kështjellave të betonuar me sfida dhe gur mbi shpatullat.
Qyteti ngadalë po zbrazej por shkëlqimi i dritave që shihej nga dritaret e shtëpijave në Chelsea po jepte betimin e fundit për këtë vit.
Shpejtë vjen edhe ai Viti tjetër dhe njerzimi nuk do të ndalë festën e vet.
As këtë vit, as Vitin tjetër.
Bota është histori e festave.
Feston shekuj!
Bota ka frikë, ka halle,ka mall, ka nostalgji, boshllyk, shpresa.
Dhe mbi të gjithë ka madhështinë e festave.
Festofshi gjithmonë.
Festoj edhe unë me ju!
Feston edhe N… ky djal i ri me origjinë nga Morocco,që u fal sot mshehurazi në dhomën tjetër mbi një copë të bardhë letre të butë që i shtrojmë mbi shtratin ku shtrihet pacienti gjatë vizitës.
Njerzimi nuk ndalë festat sepse zemra përlotur mbush boshllykun veç me dashuritë e njëri tjetrit.
Ai që sonte feston vetëm në rrugë, feston me Zotin në vetminë e vet të palosur nën batanijen pran qenit besnik në këtë natë të ftohtë , me ndriçimin e tepruar të dritave të rruges,të ashpër dhe brutale por të friksuar dhe të zbutur nga magjia e bukurisë së Londrës.Mrekulli e përallave është ky qytet në këtë festë dhe shpesh më kthen në at fëmirinë time kur e adhuroja madhështinë e festave!
Dita që nisi me zbritjen e çmimeve me zhurmë dhe ngutje, u mbyllë me qetësinë e hyjnive dhe ngadalë Londra po binte në gjum .
E unë …lutem sonte në këtë natë pa gjum për të gjithë që festat t’na i zbusin zemrat dhe të kemi më shumë mëshirë , mirënjohje , mirëkuptim dhe më pak gjykime dhe gjelozi.
Festofshi gjithmonë.
Urime Krishtlindjen!
Qofshi të bekuar!