N’festa zemra harbohet
E robi me lutje madhnohet.
Lutje me dalë prej robnisë devrit
Me u has me nur mbas territ.
Era sh’pi e era zardali
Kurrë mas u shterrtë bereqeti
E kurrë mos u ndaltë merhameti
Iftar e syfyr e lutjet me shpirt
Kokrra tespiq tuj numru e durtë nalt tuj ngrit
Për familjen tande ma parë
E për tanë botën mbarë
Pa bukë Zot ken mos len
E pa sofër e pa t’vetin vend
Fe e besim qoftë zemra e dlirë
Për qetsi t’shpirtit e dyrnjallyk ma t’mirë!
Lutu,lutu sonte n’xhami
Shërbet ta baftë zemrën e zardali!
Lutu edhe rrugës tuj shetrit
Zoti baftë botën nur e dritë
Për ty
Për mu
Për familjen e kajshi!
E kur t’lutesh për tanë botën
Zoti ta rujtë sofrën!
E bukur asht feja kur i don edhe fetë tjera!