Më vjen në punë dje një letër .e bukur ,e shtypur në kompjuter . Një plakë gati 90 vjeçare ,falemenderohet shumë për mirsjelljen dhe kujdesin e pa parë ndaj sajë .Secila fjalë me vend dhe pa asnjë gabim.
E shtypur me kujdes.
Me erdh shumë mirë.
Dita me ditë ngjanë, por secila ditë ka diçka që e veçon njerën ditë prej tjetrës.
Në një vend të punës ku i kemi afër 3500 pacienta dita është tepër dinamike dhe gjithmonë ka diçka për diskutim.
Sêmundje të ndryshme, raste të ndryshme, lajme të mira kur shërohen ,dhe çka nuk na bje me ndi e me pa. Por shumë kemi edhe lajme trishtuese.
Në zonën e Chelsea ka shumë njerëz të moshuar. Janë ata pacienta që mua ma së shumti ma prekin zemrën.
Janë fenomenal dhe vetëm nga një bisedë e shkurt me ta kupton sa plot e kanë pasë jetën por sa të vetmuar janë tani.
Janë ata gjenerat e vjetra angleze plot ,plot edukatë që janë shumë mirnjohës por secilin shërbim që ia bajmë . Apo ata françeze, italiane dhe shtetet tjera që janë ktu nga rinija e hershme. Kemi edhe veteran të WW2 Chelsea pensioners . Kemi edhe shumë me profile të larta , piktor, shkrimtar, artist,regjizor dhe me kariera të ndryshme. Por tashma pleqërija e tyre nuk i dallon dhe nuk ka mëshirë as për ata që dikur ishin në majen e qiellit.
Pleqërija, pleqëri . Nuk ka karierë por vjen ose me dinjitet, shëndet të plot dhe rahati ose pa të gjitha që i përmenda.
Secila fjali e tyre përfundon me:
“You are so much appreciated, you are so kind, I am so much obliged to you.”
Me knaqet shpirti kur e ndëgjoj at t’folurin e vjetër anglez pa “slang “ pa bastardhime .”
Ma kujtojnë kohën kur shikonim filmat e vjetër anglez dhe amerikan.
Por shpesh edhe ma këpusin shpirtin.
Janë të vetmuar. Të gjithë janë të vetmuar.
Sa herë vijnë për takim ke mjeku shumë para kohe vetëm me bisedu pak me dikend.
Megjithëse shteti organizon shumë aktivitete të ndryshime dhe kujdeset për çdo gja ata prap janë të vetmuar.
Nuk presin kurrë nga familja, apo individet. Në pleqëri ata janë pronë e shtetit.
Shumë mirë që nuk i bahen barrë kuj por edhe mjerim.
Nejse, një rast dje mua dhe kolegen e punës na ka prek shumë thellë deri në lot.
Një plakë e moshuar 85 vjeçare kishte pasë disa teste dhe kur na vijnë rezultatet abnormal doktori I kontakton dhe i tregon .
Kolege ime e punës e thëret dje Zonjën në fjalë.
- Mirë dita Zonja M.M, jam Rachel prej mjekut tand dhe kam porosinë prej mjekut që duhesh me ardhë për vizitë .
-O faleminderit shumë që më thire, sigurisht, ban takimin të lutem kur të ket kohë mjeku. - Gjithsesi , përgjigjet kolege e ime.
Mbasi përfundon biseda kolege e punës e vëren që Zonja ka ditëlindjen sepse në sistem del një shenj specifik për ata që kanë ditëlindjen momentin kur jemi në rekordet e tyre. - O, sot e paske ditëlindjen , hajde edhe për rrugë po ta uroj , urime pra edhe ditëlindjen !
-E paskëm ditëlindjen sot? Sot ? Me sa jemi sot? A jemi me 12 gusht? Oooooo po po sot e paskëm . Faleminderit faleminderit shumë që ma përkujtove,, qeshet me knaqsi ajo në anën tjetër telefonit. - Po po hajde urime, ia kthen kolege ime .A ke ambëlsirë apo chocolate 🍫 në shtëpi dhe qarose vehten ?
- Jo, jo nuk kam, por kam venë të mirë, e çeli bile këtë moment dhe lëshoj muzikën time të preferuar ia kthen ajo prap me knaqësi. Faleminderit, faleminderit shumë e dashur R…. shifemi së shpejti.
- Ah që nuk jam afër, me t’i sjellë disa chocolate ose pak ëmbëlsira, vazhdon kolege ime.
- Jo, jo faleminderit shumë, mirë jam, mirë qe u çova me çel venën dhe po zgjedh muzikën që bashkshorti im gjithmonë e lshonte për ditëlindjen time. Thank you thank you, you are so much appreciated, I am so much obliged to you.
Biseda ndodhi ka ora 5 e mbasditës . Kush se kishte thirë, rob I gjallë nuk Ishte kujtu . Mirë po ajo me gaz hiç pa u anku mirënjohëse merr gotën e venës dhe zgjedh muzikën.
Mund të jet edhe ditëlindja e fundit e sajë, ku me ditë?
Kurse me qenë na ,kishim thanë:
-Qe, kuj si ra mend, ora 5 e ditës.Çka më lypet mu jeta, çka me jetu kaq shumë? Ditëlindjen, punë e madhe! Çka i kam ba Zotit? Tanë këtë mund që kam ba!A e kam meritu me ma kthy kshtu dhe lista kishte vazhdu deri viti e ardhshëm .Pastaj ishim ulë me një turrë vajë e lot!
Mos me rrejtë ,pak është edhe e dhimbshme, në ditë të lindjes kur nuk ka kush të thëret apo nuk i bjen ndër mend edhe atyre që i ke, por plaka që është aq e mirë dhe shumë e dashur për ne Ishte mirënjohëse që edhe këtë ditëlindjen e pret me shëndet të plotë .
I kemi dy zgjidhje .
Pleqërija nuk është e bukur aspak, por kur vjen edhe me vetminë mos e vet hallin !
Ose me u ulë e me qa, ose me marrë gotën e venës apo një ambelsirë dhe me lëshu muzikën e preferuar . Lotët gjithsesi na rrjedhin për çdo nostalgji dhe çdo të kaluar .Bile le të rrjedhin me muzikën dhe gotën e venës apo me një tre leche !
Rrjedhën e lumit nuk mund ta ndalim apo ndryshojmë , por gurgullimën e ti mund ta shijojmë . Disa zogj aty afër e zbukurojnë at gurgullimë por kur nuk janë aty afër le t’i imagjinojmë . Zogjët kanë krah dhe fluturojnë kah i don shpirti. Ne nuk i ndalojmë . Edhe pse t’i ndalojmë ?