Ishte Viti 2001 .
Viti kur për herë të fundit u përshëndeta me nanën time që e lashë të sëmurê me sëmundje të kancerit.
Ishin muajt e fundit të sajë dhe më keputej shpirti nga ajo ndarje.
Prej Ulqinit u ktheva në Prishtinë aty edhe ku rrugën duhej me marrë prej aeroportit të Prishtinës për në Londër .
Prej Ulqinit u nisëm me një kombi unë me nipin dhe shokët e ti ulqinak që të gjithë ishin student të Prishtinës.
Ishte një dimër shumë I ftoftë dhe si arritëm maleve Çakorrit bora sa vinte shtohej.
Unë pak u tmerova nga ky udhëtim sepse tashma mas disa viteve jete në Londër paksa i kisha harruar udhëtimet me borë dhe dimër të ashpër.
Ishte një kufi mes Malit të zi dhe Kosovës që at kohë e menaxhonte ushtrija italiane.
E gjithë kjo për mu Ishte e re, e tmerrshme dhe fare ndryshe.
Çdo gja kishte ndryshuar tashma në viset ku kam le dhe jam rritë.Ama bash gjithçka ishte ndryshe.
Kolona automjeteve ishte rritë shumë. Çdo gja Ishte ngri sikur nuk lëvizte asgja por bora nuk ndalej.Sikur na i ngulte thepat e veta në zemër me paralajmrim.
Udhëtarët dilnin nga veturat dhe automjetet tjera, shkëmbenin disa fjalë dhe prap të gjithë hynin mbrenda sepse të ftohti ishte bërë i pa durueshëm. Nuk dihej se çka po ndodhë por frika vërehej ke secili.
Kolonën nuk e kishte ndalë bora. As pa aftësija pikës kufitare.
Një veturë që nuk më kujtohet por bajagi e mirë dhe e shtrejtë. Ata me një shpejtësi po tentonin me kalu kolonën bile duke rrezikuar çdo gja në ata rrugë dhe male të tmerrshme.
Tashma të gjithë dolën.
Kishte kris një sherr i madh.
I zoti që kishte tentu me kalu rendin ishte konfrontu me vozitësin para ti dhe disa tjerë që në at rrugë aq me rrezik ai kishte tentu me thy çdo ligj.
Doli edhe nipi im me shoktë e vet.
Unë nga frika se mos po kris edhe përleshja fizike nuk me zuri vendi dhe dola jashtë.
Më dridhej trupi nga të ftohti
- Unë kam luftu, unë jam ushtar I UÇK , nuk ndalej haveri i veturës së shtrejtë. Kush jeni ju që ma ndalni mua rendin. Unë nuk pres, dhe as kam me pritë ndonjëherë. Zani i ti kërcnues dhe tre bashkudhëtarëve të ti rritej. Ishin të gatshëm për një luftim me secilin.
Në kolonën të gjithë ishim shqipëtar dhe disa të huaj.
UÇK – mendova.
Mos ia turpëroni emrin atyre që dhanë jetën. Mos flisni në emrin e tyre.
Mos theni ligjin.
Mos bëni kërcnime!
Mos !
Jo jo unë veç mendova se gojën nuk e çela.
U friksova aq shumë që thashë , bora nga kjo bisedë do të ashpërsohet edhe më shumë dhe të gjithë do të vdesim nga hypothermia.
Të gjithë u tërhekën në automjetet e veta mbas një tentimi të ashpër dhe një fesati të madh.
Haveri i hypi veturës ku sot e njëzet vite pa u ndalë po ia grah.
Nuk e kam zanat me mallku por nuk mujta me ndalë vehten pa i thanë “ he Zot e ishalla të harxhohet benzini!”
Haveri kaloi i pari dhe Zoti nuk ndëgjoi lutjet e mija.
Po ia grah haveri me shok ende sa po mundet.Asnjë lutje e ime nuk ndihmoi.
Në emër të vdekurve.
Në emër të atyre që dhanë jetën për këtë liri.
Në emër të atyre që ende trupi nuk i erdh në vendlindjen.
Në emër të jetimit.
Grave të dhunuara.
Në emër tonë që ndoshta ma kurrë nuk kthehemi.
Grahja haver, grahja se kurrë ma mirë se ke pasë.Bile edhe me benzin falas.
Nuk kishim smart phone atë kohë se pa ta ba një foto nuk e kisha lanë.
Sigurisht sot ti je far deputeti apo ministri. Diku aty në Parliament sigurisht e ke një karrikë.Je diku aty në dëm të shtetit.
Sepse ai që ka luftu ose ka vdek ose nuk ka bukë me hangër. Ose diku ka humb dhe nuk i ndëgjohet zëri nga dëshprimi.
Sigurisht është i dëshpruar deri në palcë dhe vajton shokun e vrarë që dha jetën për këtë Kosovën e hajnave.
Ne të gëzuar që nuk u ngrimë nga bora vazhduam rrugëtimin tonë. Kush guxoi me ia ndalë atyre? E gjithë ajo kolonë të gjithë u dorzuan. Dorzim kolektiv.
E harruam shpejtë.
And everyone lived happyly ever after.
Të gjithë të lumtur që u shliruan nga shkau.
Askujt nuk ia mori mendja se shqiptari duhet të shlirohet edhe nga vetvehtja.
Kurrë nuk i gëzohem ngjarjeve të këqija, negativiteteve, mosarritjeve në vendlindjen dhe trojet e mija.
Përkundrazi më dhemb zemra shumë.
Por për mua shumë arritën t’ma lehtsojnë dilemën e vendimit tim se nuk kam dëshirë të kthehem ma kur po shoh që çdo gja po shkon kundër ati vend.
Kundër vetvehtes.