Si çdo mëngjez dalë me Snickers dhe e shetris pranë Temzës.
Para meje ishte një angleze po ashtu me qen dhe i fliste ati gjithë kohën. Askush bile as me sjellë kokën.
Snickers që është kokë fortë si të ishte shqiptar me origjinë ,uli kokën me marrë diçka me hangër nga rruga.
– Mos Snickers, i bërtas .
Nja dhjetë metra para meje ndëgjoj një – ha ha ha ha !
Afrohet një shqiptare që veç e njoh nga pamja por as emrin nuk ia di .
Vazhdon me haaaaa haaa , mirë e paske punën më thotë. Paske nisë me folë me qen ! Haaa haa ha !
– Edhe ti mirë e paske punën , hhha haa ha ia kthej unë!
– Si po mendon- u habit !
– Mendoj njësoj si ti , i thashë.
– Haaaa , haaaa nuk ndalej .
– Ke pasë qen ndonjë herë, e pyeta?
-Kuku mazalla, ma ktheu !
– Eh shyqyr (mendova shyqyr për qenin ), i thashë ,u shlirova dhe vazhdova rrugës pranë lumit .
Ditë e bukur me diell , s’ka haaaa haaaa në botë që ma prishë sot kush disponimin !
Por një moment se ç’më morri malli për ata gurin që peshon rëndë në vend të vet. Ta çanë kokën dhe nuk e vëren !
Ta dh…. thashë me vehte ,një qytet ku hec me kilomtra rrugës dhe jetojnë 7-8 milion njerëz por askush bile nuk të përfillë .
Një haaa haaa aq histerike peshon rëndë vetëm në vendin e vet ! Ktu as se përfillë bile kush !Hec hec me kilometra askush nuk të përqesh. Veç nëse ke fatin dhe takon ndonjë shqiptar rrugës.