N’Mole tuj prit e përcjellë

Urdhna…çka deshte?

Ma ban hallall t’thashë

Ta kam ba qyshkur më tha
Veç…veç ata durtë tuja t’njoma ku me i marrë
Me shkri brinjtë e lodhun tuj m’fshu pa n’alë
Ata sytë e qerpikt t’lagun ku I la
Ti ike prej lufte, e unë ika pa t’pa
Ata fiq gallamat nuk kam mujtë me i perbi ma
Sa herë i kemi k’put me let i kam qa!
Ti i ke dashtë aq shumë
E mu m’kanë ra si plum!

Andrrat tuja n’ta bafshin hallall
Ta dish,unë ma nuk kam për ty mall!

Nanë….si ,si nuk ke?
A din çka je tuj folë moj?
Ke pasë aq shumë kur ke qenë gjallë !

Pra ,as unë ma andrra nuk du me pa
E në m’ardhsh në andërr pa t’thirë
Ta dish mirë
Ose kam me gjujtë andrrën e kam me e përplas n’mur
Ose zemrës kam me i thanë me u ba gur!

Me jargan t’kumashit andrrat kam me i m’ulu
Ose ti ke me m’çu prej gjumit ose n’gjum kam me t’kërku!
Atlas t’ftoftë zemrën kam me e ba
Andrrat kam me i qendisë kam me i gjujë n’Kala!
N’Mole ku kanë përcjell e kanë prit gjemxhitë
E veç ata që janë nda, andrrat kanë me m’i ditë!

Ju që na keni percjell,tuj na puth n’ball ,e na zemrën që ju kemi djeg …
A na keni ba hallall…?

Scroll to Top