Linde çupëze Zonjushë e vogël
Të shkelën të ndrydhën si gogël
Nuk të lanë me u rritë
Që linde vajzë të gjithë u patën mërzitë
Para kohe të martuan
Fatin tand ta mallkuan
Mbylle gojën i thanë
Edhe zemra kur t’qanë!
Ma mirë e ke kur s’ flet
Lene zemrën t’pëlcet !
Mos t’marrë vesht halku
Se i knaqet barku !
Ashtu e mësuan ,
Në jetë e mashtruan!
Mrapsht e mësonin,
Vet ndjenjat e trathëtonin !
E shkreta nuk foli,
Sepse ma mirë ia doli !
Heshti,
Edhe pse nuk deshti !
Me sy shikoj,
Me zemër mendoj,
Me ndjenja rënkoj,
Askujtë si tregoj ,
Dorën lëmoj,
Shpresën kërkoj !
Se çeli zemrën kurrë,
Përvlohej digjej si n’furrë!
Në heshtje e zu gjumi,
Në heshtje e vrau plumi,
Me heshtjen u bë mike ,
Që e vriste si teh thike!
U dridhë nga heshtja mallkuar,
U plakë pa e dalluar !
Heshti si çupë ,
Heshti si nuse,
U mbushë si kupë,
U mbushë si bunar dhe puse!
Heshti kur u plakë ,
Pa ja ditë kush dhimbjen aspak !
Menduan që është budallë,
Pa e thanë kurrë një fjalë!
Po edhe guxoi e foli,
Sa keq të shkretës i doli!
E pa që duhet me msheh,
Mu përvlu e me hesht !
Gjithë jetën ia plasi barkut ,
Se ruhej si dreqi prej halkut !
Heshti e shkreta shqiptare ,
Se po s’heshti , nuk vdiste bujare!
Kur zemra i qante,
Lotët i mbante !
Dhe e shkreta vdiq me mallë,
Veç me pasë e me folë një fjalë!
Ashtu koha e deshti,
Duroj e shkreta dhe heshti !
Thojnë:
Dhimjen ia tregon dikujtë ,
E gjithë bota mjeku yt behet me mujtë .
Nuk heshti se deshti ,
por heshti se barku
duron më shumë se halku !
Njikshtu për Zotin na thanë,
Me gjyshe me teze me nanë !
Puntë e shpisë mos i tregoni,
Se halkun kojshinë e gzoni!
Edhe qielli pëlset nga retë e grumbulluara,
Kurse ti mbajte në zemër gacat e përvluara !
Ah e mjera duroi,
Nga heshtja mbaroi !
Sepse barku është arka durimit,
Heshtja është çelësi mjerimit!
E pse me knaq halkun,
Kur mundesh me plasë barkun ?
Ashtu pra na mësuan të mjerat,
Traditat mos t’i thejmë edhe na tjerat!
Me heshtë është më mirë!
Edhe atëherë kur e ke vështirë!
Se barku është dryni mbyllur dhe besnik,
Nuk ben të çelet dhe pikë!
Vuajtjet përplasja filxhanit,
Më mirë se gojës filanit.
Një kafe pije pelim
Për sekretet e shtëpisë është shpëtim.
Duroji vuajtjet si burrë
Digju, përvloju si n’furrë !
Edhe ashtu për ty kush s’lodhet,
Bile sekreti shtëpisë mbulohet !
E mallkuan në lindje,
U rrit dhe vdiq me at bindje!