Letër Kosovës nga Kanadezi vogël

E dashura ime Kosovë,

Linda diku mes datës 10 dhe 11. Vetë kjo datë tregon që i kam dy vendlindje. Këtu ku linda ishte me 10  ,atje ku festuan ditëlindjen time ishte data 11 qershor.Ishte  dita e mallëngjimit dhe gëzimit më të madh për prindërit e mi. E unë….

Së pari pashë një fytyrë gati si të Perëndeshës.Sa ishte gëzuar aq edhe ishte mallyngjyer. Thashë me vehte sa e bukur qenka bota. Mirë se erdha . Por momentin kur morra erën e sajë e kuptova që aty pranë duhej të ishte edhe babi im . E ndjeva një mungesë që vjen vet me instiktin e njeriut. Linda shumë larg teje Kosovë. Aty ku çdo gjë është e bukur dhe janë të gjitha por atë ditë mungonte çdo gjë dhe të gjithë. Babi im, gjyshi, gjyshja tezja , halla, daja !E vërejta menjëherë atë mungesë. E vërejta nga fytyra e nanës time. Atë ditë ishim vetëm unë edhe ajo! Diku në një tokë shumë larg Kosovës. Derisa të gjithë festonin lindjen time ne dy, unë dhe nana ime fshinim ca lot. Unë nga mllefi pse nuk linda në Kosovën time, nana nga malli. Si shumë të rinj tjerë shqiptarë, nana ime nuk duronte padrejtësitë . Me kvalifikime të larta dhe ambicijet e shêndosha rruga për një jetë me një dinjitet të merituar ishte e vêshtirë për nanën time. Kishte ëndrra shumë më të mëdhaja.Dhe u nisë së bashku me mua ende i palindur ,për dore me fatin.Erdhi në tokën e Justice , më falni Justin Trudeau ku me guximin dhe frigën vendosi për mua një tjetër vend të lindjes.Nuk gaboi! Mllefi ishte i madh. Baba i sajë, gjyshi im e shijoi shijen e hidhur të burgjeve serbe dhe luftoi për një Kosovë më dinjitoze.Gjyshi im luftoi që fëmitë e ti të ken sovranitet jo veç në fjalë.Sot gjyshi im ka shumë pak mirënjohje.Kosova ka shumë më pak se sa meriton. Unë sot kam ditëlindjen. I mbusha 2 vjet.Kam disa dëshira Kosovë :

Ëndrrat e çdo fëmiu t’ë bëhen realitet.Ëndrra ime sot është që nesër ti Kosovë,vendlindja e prindërve të mi të vendosë- vetë për fatin e vet . Dua që babi im të vjen sa ma parë se më mungon shumë. Dua gjyshet e gjyshat,hallat ,tezja ,daja im ditëlindjen time të ardhëshme t’ma mbarojnë tortën e madhe dhe t’a ndajmë së bashku. Dua që ti Kosovë nesër të kesh fatin e madh dhe gjithë ata që vendosin për ty Zoti i ndihmoftë të zgjedhin rrugën dhe vendosin drejtë.Dua t’a festoj ditëlindjen in style !Edhe nesër…..edhe gjithë jetën! Fat e dashur…..gjyshi im luftoi për një Kosovë tjetër,gjyshi im meriton një Kosovë tjetër ! Të gjithë ju meritoni .Kur ju e keni mirë edhe ne gëzohemi !

 Sinqerisht të dua Kosovë,me zemër 

Unë Kanadezi i vogël shqipëtar

Scroll to Top