Qytetarët e diasporës e kane një ëndërr dhe dëshirë sekrete.
Është dëshirë e jona që një ditë të kthehemi atje. Të kthehemi aty ku jeni edhe ju.Aty ku kemi le.
Dem baba dem jemi edhe ne. Nuk kemi qenë gjithmonë diasporë e përbuzur. Aty kemi le .
Ai ishte njeri që kishte pa shumë qytete. Jetoi në qytete shumë më të bukura se Prishtina . Por
pse e donte at vend pa lumenj dhe detë aq shumë ,as vet se di.Lumenjtë kishin shterrur aty,me vet imagjinatën dhe vullnetin e njeriut.
Ditën kur onkologu ia dha diagnozën e dënimit me vdekje pa shërim dhe pa të drejtë të ankesës , e la amanetin e parë !
“Nuk ju baj hallall ,na tha ,nëse nuk më vorrosni atje”.”Atje” ishte vendi trazirave. E si mos t’plotsohet dëshira e fundit ?
Sa herë nuk e kuptoj, se ç’farë kishte ai aq dashuri për at tokë. Prej fëmirisë jetoi në Sarajevë në një qytet shumë të bukur ku jetonin edhe shumë familje tjera gjakovare. dhe viset tjera shqiptare .Në Paris kreu studjimet. Kthehet dhe jeton në Prishtinë dhe një kohë punon në TV e Kosovës. E çel edhe kafiqin e parë Caffe S. Kthehemi përsëri tash me familje , dhe jetojmë në Sarajevë deri vitin 92.
Ikim nga Sarajeva në prill të vitit 92 ku nisëm një jetë tê refugjatit në Londër.
Nuk ishin vite të lehta aspak.Se sa e vuante ai këtë jetë dëshmojnë lotët e tija që nuk kishte fuqi me e mshehë as njëherë. E për burrin nuk është e lehtë kur të tjerët ia shohin lotin.
E donte shumë Prishtinën.Qytetin pa lum. Kosovën.
Se ‘ç’farë kanë ato toka aq të parahatuara as vet se kuptoj ?
Balta që të ngjitet për mas si nje kriminel dhe hajn pa piken e ndergjegjes, vrazhdësija e gjuhës , pluhuri , llomi që bie papritmas prej ballkonit para këmbëve deri sa je duke hecur, era e vezëve të ziera që vie nga Obiliqi, trafiku i çrregulluar totalisht , pritjet dhe sharjet pa rend nëpër shalltera,shëndetsija e nivelit më të ulët , shkollat me gjitha mjerimet e veta e ku t’a di ma se kush vie në këtë rend të shëmtirave? Gjukimet e injorances…
Por një forcë e pa spjeguar t’ë kaplon në mesin e gjithë kytyre pluhura që çohen mbi malet e nemura.
Një dëshirë që pikërisht dëshiron të jetosh aty.
Në mesin e asaj tollovi . Në mesin e një harmonije të shpupurisur , të pa rregulltë, nganjëherë të shëmtuar.
Në at mes ku ndëgjon gjuhën e nanës kudo!
Merr erë aromën e bukës nga furrat e qytetit një anë, anën tjetër aroma dhe tymi kafes mbi tryezat e renditura dhe të mbushura plot. Përzihet çaji në disa tryeza tjera me gazin e fytyrave të lodhura që presin kamarierin t’a sjell edhe një çaj tjetër.Tymi i skarës t’a merr frymën ,por edhe t’a ngacmon barkun aq shumë dhe një dhjetëshe me kajmak nuk ke çajre pa e e ngrënë.Aty afër ban edhe pak fli se tradita e Rugovës ofendohet e ne që kemi syrin e untë ,i respektojmë shumë traditat dhe nuk e kapercejmë edhe at vend.Ban edhe disa mantija anash ! Veç nja tri,katër,pesë…e hajde ma se pse duhesh t’i numrosh kur na merr malli aq shumë! Trileqen ban pak me vone se pa e hanger s’ben hic !
Përzihen zëret e djaloshit të vogël që shet cigare në mes të sheshit Nënë Terezë , me zërin e plakut që vie afër me lutjen që t’ia blesh një bocë mjaltë që ti vet friksohesh për kvalitetin e pa verifikuar. Por prap se prap e blenë.Fytyra e lodhur e plakut flet shumë.Nuk ka nevojë t’a hash at mjaltë të hidhur.Bleje ,le të gjindet aty se dikur prap t’a përkujton qytetin pa lum,qytetin me lum të shterrur.
Një grua sillet me foshnjen në gji dhe shtrinë dorën për lëmoshë dhe nuk ndahet prej një tryeze në tjetrën.
Dhe dita i përngjanë ditës aq shumë në qytetin e bjeshkëve të nemura por kurrë nuk ndalon gjallërinë . Dëshira për t’a dashtë këtë qytet kurrë nuk pushon. As lindjet nuk ndalen!
Verës i vie shpirti, mbushet me bijtë dhe bijat që presin me muaj t’a ledhatojnë këtë tokë ku qyqja këndon më përmallshëm se në vet botën e qyqeve.
Fëmijët e diasporës i japin shpirtin dhe jetën këti qyteti. Mbushet përplot me gjallërinë e muzikës , ritmeve të ndryshme prej rok,jazz, tallava ,me çifteli e deri ke këngët e vjetra qytetare që rënqethet edhe vet kupa e qiellit.
E gjithë kjo diasporë vjen nga qytetet më të bukura por kur vijnë në Prishtinë dhe gjitha trojet shqiptare zemra iu bëhet mal !
Harrojnë se prap duhen të kthehen dhe për një kohë i fshihet fare nga truri ai qyteti tjetër ku prap duhen të t’a vazhdojnë jetën. Disesi si me zorë.
Rrugëve tak tuk shihen edhe disa fytyra të lodhura por rinija aq shumë bie në sy sa që shpejta harrohen ato të mjerë pleq dhe të duket që pleqërija në këtë qytet mbetet mshehur anash duke u lutur Zotit që të gjithë diaspora të mbetet aty e mos të kthehet kurrë më në vendet e huaja.
E gjithë kjo ngrohtësi, dashuri dhe mallë mbulon të shëmtuarat, pluhurin, erën e vezëve të ziera, tallavat që t’a shurdhojnë krytin, kesat e llomit që hidhen prej ballkonit dhe bam të dalin para këmbëve, trafiku me tytyty dhe sharjet e shëmtuara ….por që janë shqip.Dhe të kujtohet ajo kënga , kënga e poçarit që i thotë ” më shaj , më shaj shqip, t’i mbushë sytë më lot dhe të shtjen me mendu , përse ai e deshti Prishtinën aq shumë. Edhe kur shpirtin dhe intelegjencen e ofendon.
Përse të gjithe e dojnë ?
Përse ai vendin e fundit e zgjodhi të pushonte në Prishtinë ,në at qytet ku kurrë s’pat rahati ? Në at kodrën e gjelbërt të shtrier ku mbreteron qetësija e Parajsës dhe veç cicërimat e zogut dëgjohen ,po ashtu aty këtu ndonjë lutje e mallit nga i gjalli. Lutet i gjalli që ju të pushoni të qetë e mos të vuani më,sepse amanetin e fundit e kemi kry. E ata që ju trazojnë mos ia merrni për të madhe.Nuk e deshtën këtë vend,sepse nuk i takojnë fare .E duan veç votën e juaj. Kaq !Mos u hidhëroni . Nuk keni zgedhë vendin e lindjes, por vet e keni zgedhë vendin e paqës në këtë qytet të trazuar .E ju që pushoni aty, jeni dem baba dem dhe e dini ç’farë është qytet i trazirave dhe i qetsise .Eshe qytet i mjaltit dhe i helmit.Qytet me lumenj të shterrur.Ku veç loti i lag barin e njomë dhe lulet .Lotët e lutjes e mbajnë gjallë këtë qytet të braktisur nga ne.Lutemi me zemër.
Përse lutemi as vet se di ? ! A kemi ende shpresa ?
A mbetet ky qytet arka e kujtimeve të pa shpalosura e musafirit që vie në shtëpinë e vet dhe nuk dëshiron të kthehet në tokën e huaj,por nuk ka çajre ….! A thahen lumenjte dhe shpresat në qytetin ku të gjithë a kanë ëndërr të kthehen ? Apo mbesin gjithmonë diku të gjalla në zemrat tona si një kthim imagjinar që na le diku mes qiellit dhe tokës ?