Ulem në udhëkryq si një thes i vjetërBy vildanadibrazhubi / May 31, 2017 Atë ditë që ika më thanë gyrbetqarë , Kur erdha këtu më thirën refugjatë! E unë ,e unë kam plasë sa kam qare ! Pa m’u tharë loti as ditë e as natë ! Një udhëtar i përjetshëm në udhëkryq i ulur , Majtas kokën e mbaj dhe duroj me zorë, Por sytë djathtas rrijnë si me me qenë t’shkëputur Me lotin e njelmtë që e mbajë në dorë ! E përtypi bukën në tokën ku jetoj, Ketu m‘përbuzin sa herë si të huaj, Sjelli kokën ka ti ,dhe shpesh ty t’kërkoj, Edhe ti n’harresë më qite me vite dhe me muaj ! Sikur më thua ,më harro për jetë, Jeto atje ku je dhe duaje atë tokën tjetër, Por n’zemër pak shpresë ende më ka mbetë, Dhe ulem n’udhëkryq si një thes i vjetër! Mbetem gyrbetqarë i humbur, pa aspak shpresë, Ky i huaji këtu,më quan refugjatë, E unë n’udhëkryq jam ulur dhe aty do vdes Me shpresa që dorën vendlindja dikur ma zgjatë ! Një lugë mjaltë e marrë por m’bëhet pelim, Me ankth n’udhëkryq vehten e mundoj , Valixhja e hapur është i vetmi shpëtim, Pyes vehten në shtëpi jam apo në shtëpi po shkoj ? Kur nisem atje në shtëpinë time shkoj, Kur kthehem këtu në shtëpi të huaj vi, Pa u ndalë gjithë jetën veç udhëtoj, Cilën e kam shtëpinë time as vet nuk e di ! I përbuzur jam nga secila anë, I dashuruar jam vetëm në ty, Kend e kam njerkë dhe kend e kam nanë, Me dyshim do vdes me lotin në sy ! Shkoj në shtëpi apo në shtëpi vi, Endem me valixhen si endacak i dehur, Ku ta pres pleqërinë as vet nuk e di , Në shpirt dhe ëndërr mbetem si e zbehur !