Ah kurë vehtja të pëlqen shumë,
Ose koritesh ose bëhesh shkrum!
Ik e kthehesh kah fryn era,
Herë me popull, herë me partitë tjera!
Herë i shanë herë i lavdron,
Folë me gojë, me tru s’mendon!
Kujtë u mbet ma me i besu,
Popull i shkret kush t’ka mallku ?
Luajnë me ty si me dreqin,
Jetën e vet deri sa ta ndreqin!
Fytyrë këpucët e fytyrë gjon,
Luajnë me ty pa hiç pardon!
Se si munden as vet se di,
Prej ofendimeve ,e hop n’parti !
Dever dever pra kja dyrnja,
Mos i besoni ati që rri tuj sha!
Sot t’shanë bukën e shan votrën,
Nesër vehten dhe gjithë botën !
Mos u mashtroni o popull i mjerê,
Ata me korrë e ju me mjellë !
Ata shaj e formo parti,
Po kuj i duheni ore Zotri !
Si grate e keqija rrini tuj u sha,
Jeni ba paçavër, jeni ba si shkja !
Me parti si këpurdha i keni mbushë,
Ikni hupni s’ju beson ma kush!
Sa shumë neveri me kto parti ,
Jeni ba si do fmi të kqi!
Kërkoni vota, lypni nder,
E kush ju don ma o ju të mjer ?
S’ju beson ma kush për jetë,
Mjeri popull sa keq ka mbet !
Bukë don populli e jo parti ,
Shkolla, spitale dhe shëndetësi !
Nëse për popullin jeni ,pse s’bani bashkim?
Gjaku dëshmorve ende është përvlim!
Mos e ban Zot ju vret gjaku i tyre ,
A keni pak frigë apo dy gisht fytyre ?