Ishte një ditë e bukur shtatori në Ulqin. Një e dashura e familjes time fliste me një suedeze në mynyrë perfekte dhe të dyjat qeshnin me të madhe. Ajo gjuhën suedeze, kjo gjuhën shqipe ku ngapak e përzinte me sërbishten duke besuar se suedezja do ta kupton më mirë pasi për ne sërbishtja është gjuhë e huaj .
Të dyjat dukeshin të lumtura pa e kuptuar fare njëra tjetrën ama turistja suedeze diçka po kërkonte e shkreta dhe me një durim mahnitës nuk i bëhej vonë fare.
Afrohem afër dhe i drejtohem në gjuhën angleze. Sikur i ndriti fytyra dhe ia nisi gjuhën angleze që e fliste jo edhe perfekt por u kuptuam shumë mirë. Problemi zgjidhet , i hypë suedezja makinës e stërknaqur me çdo shërbim dhe bukuritë e Ulqinit , përshëndetet me një ngrohtësi të ëmbël dhe me një bye vazhdon udhëtimin me bashkëshortin e sajë për në Shqipëri , dhe disa vise tjera të Ballkanit.
Të dashurën time ulqinake sikur e shpëtova nga një ankth , më kthehet e më thotë:” më duket vejdi si hajvan, pa ditë me u marrë vesht në një gjuhë që e flet gjithë bota. “
Se di edhe vet pse por sytë mu mbushën lot. Po vërtetë ,mendova, mirë është njohja një gjuhe ku pak a shumë mund të mirresh vesht në gjithë botën. Ama ajo fjalë që krahasoi vehten me një hajvan më vrau në zemër. Një grua një nanë, një shtyllë e shtëpisë. Një person që prej mëngjezit deri në gjumin e natës nuk ulet. Një grua që nuk ka zanat që nuk e din, veç që nuk na e folka anglishten i thotë vehtes hajvan , e jo mbretëreshë ! Sa pak vetbesim , mendova .
I jep gjëlpërën marifeti sajë nuk ka kufi. E ngjallë botën me ngjyra, zogun, lulen. I jep jetë pëlhurës .
I jep miellin, era e bukës, pites llokumave dhe qindra specialiteteve kaplon dhe arrinë deri në shqisat e vet Perendisë.
I jep sheqerin, nuk ka ëmbëlsirë që nuk din ta mbarojë. I jep vajin e ullirit mbaron specat, patlixhanat, bamjet, peshkun , japrakun dhe prej gjellrave lloj lloj vazhdon deri ke sapuni dhe shamponi për larjen e flokëve.
I jep thanat mbaron shurupin, xhemin, marmelatën. I jep petalen e drandofiles, mbaron shurupin freskues dhe aromën e bahçes me lule ta sjellë në buzën e terun ditëve me vapë.
I jep konakun e shtëpisë , e ngritë si kullën e pamposhtur dhe konakun e mban si luftëtare e miteve dhe legjendave.
Dhe kjo sot më thotë që i duket vehtja si hajvan. Dhe menjëherë më shkon mendja ke nana,ke tezet, hallat, nanat e shoqeve të mija të dashura , ke mijra gra shqiptare. Mijra gra që lindën fëmijët gjatë korrjeve në ara. Grave që vdiqën pa e përjetu një respekt të vetëm nga burri, vjehrra apo familja.
Më kujtohetn shumë, shumë tjera…E si mos t’më kujtohet një nanë që rritë 10 fëmijët e vet pa ndihmën e dados dhe një herë nuk i mrolej fytyra. As një herë unë Deten nuk e kam parë të mërzitur.
Më kujtohet Detja pra !Të jesh gjenerata ime apo më e vjetër se unë dhe mos të kesh ndëgjuar për Deten është e pamundur.Ah gurabijat e saja! Sa qindra e qindra gurabija kanë gatuar duartë e saja. Fejesa, martesa , shinje, pasija…..duartë e Detes kanë hijeshu sofrat !
Ishte shumë e rallë . Ishte si vet emri. Det ! Por jo me fortuna , asnjë herë. Fortunate i ka mbyllë në zemër.Detja nuk ka ditë hidherim, urrejtje . E bukur në shpirt , e durueshme si deti, dorëdhënë , me plot humor dhe një zemër të bardhë si pak kush. Detja që kurrë nuk ulej. Vet i lindi 10 fëmijë por ajo nuk ishte e gjitha. Detja në shtëpinë e sajë që vlonte nga musafirët i kishte edhe shumë fëmijë tjerë. Fëmijët e mahallës re, fëmijët e kushërinjëve , fëmijët e gjithë shoqërisë të fëmijëve të vet. Të gjithë shkonin në atë shpëpi me një knaqësi të veçantë. Pata fatin edhe unë një pjesë të jetës ta kaloj me atë familje ,me familjen e Detes. Prej klasës parë fillore dhe deri më sot unë dhe vajza Detes nuk e kemi ndërpre shoqrinë tonë kurrë. Pra fati që unë kalova ditë të bukura në shtëpinë e një ulqinake me gjitha tiparet e një zonje , nane, gruaje ishte që në shkollë e pata vajzën e Detes. Shpesh na thonte “ ju dyjat , shoqerija juaj është arkë e mbyllur. Dhe po, vërtetë ashtu ishte.Ose shpesh qeshte kur thonte: “na plakat moj duhemi me vesh tesha të reja dhe me u zbukuru, se ju të rejat jeni të bukura vet e nuk keni nevojë!
Aty nuk mbyllej dera kurrë. Sikur ata vet nuk ishin mjaftë , aty dera rrinte çelë pë të gjithë. Më kujtohet shumë mirë ajo gru bujare, puntore. Era e gjellëve të Detes mbetet ende gjallë në kujtesën time. Ishte Nigella Lawson , Jamie Olivier,Gordon Ramsey e Ulqinit. Por mjeshrija e pregaditjes nuk ishte ajo që Deten e dallonte. Ishte zemra e madhe, bujarija humori. Detja ishte e veçantë . Dhe sa herë mendoj për sakrificat e nanave tona ajo është gruaja që gjithmonë më rri e gjallë si simbol i vlerave . Më gëzonte çdo vizitë e imja në atë shtëpi bujare plot dashuri dhe ngrohtësi . Mahalla e Re e kishte si nishan dhe çdo kush që e kishte një hall drejtohej në derën e tyre. E gjithë familja trashigon edhe sot tiparet e saja. Dhe se di sa e ndëgjova këtë diskriminim ndaj vetvehtes ku e dashura ime më thotë më duket vehtja si hajvan ,m’i kujtoj ditët e rinisë dhe tiparet e puntoreve tona. Simbol i nanave dhe grave tona. Grave tona që i kishin të gjithë kvalitetet por kurrë nuk e çmonin vehten. Gjithmonë mendonin që dikush tjetër është më i mirë se ata. E mbanin në zemër çdo brengë, çdo hall, çdo sfidë .Kujdeseshin për të gjithë por kurrë për vehten. Sikur ishin tepër, por pa ata konaku nuk mund të mbijetonte.
Dhe çohet më thotë e dashura ime “ më duket vehtja si hajvan që nuk e flas anglishten .”
Eeeh kur i shoh këta gratë e Anglisë që flasin anglishten . Ia jep gjëlpërën nuk din as penin me e shti në atë gjylparë.
Ia jep miellin as idenë nuk ia ka se sa e sa skulpturat e ngrohta bëhen prej miellit .
Ia jep vajin dhe hyn në google se nuk ia ka idenë si mbarohet sapuni dhe nisë e qesh, hiqu thotë kësaj punë se qenka shkencë në vehte.
Ia jep trandofilen ,i merr erë dhe e krahason vehten me at lule. I thotë vehtes unë dhe kjo lulja jemi më të bukurat në botë, derisa gratë tona mbarojnë shurupin pa e ditë fare se ato vet janë si ajo lule dhe knaqin të gjithë me aftësitë e veta por kurrë nuk mendojnë që janë të veçanta si ajo trandofile.
Jeni të veçanta, jeni themeli, kulmi, dera oborrit, pragu, çelësi i kombit.Jeni vargjet e mijra poemave të botës .
Anglishten që e dini është një plus, që se dini mos u lodhni. I keni diplomat dhe gjithë aftësitë tjera .
Janë shumë të vogla ndaj jush shumë gra në botë që flasin anglishten sepse si ju pak ka ! I përulem deri në tokë bujareve , puntoreve të gjithanshme, nanave motrave tona që çohen të parat dhe bijnë në gjumë deri sa ta mbulojnë me batanije apo jorgan secilin antar të familjes. Ndal dritën dhe bie në gjumë me secilën dhimbje të mundshme të trupit. E ze gjumi me paçavër në dorë, me thithsen, me miellin, me vajin, me peshkun pa u qëruar, me tabaken , me detyrat e matematikës të djalit, me kantën e mbeturinave , me fakturat që duhen paguar, me petalet e trandofiles…… dhe çohet me tmerr se mos ka harruar edhe diçka !
Por kurrë nuk e sheh bile edhe një ëndërr se sa unike është!
Sa gjyna. Sa gjyna që nuk i shohin ato vlera të veta para se të vdesin.