Muaji i shejtë

Udhë të mbarë në çdo shtëpi,
Mos harro edhe kësaj herë,
Çdo porosi na sill ti Perendi,
Vjen musafir në secilën derë !

Sofrat n’iftar shtrohen çdo natë,
Mblidhen familjet në gjinin tand,
Mjer kush shpi s’ka ,dhe asht i ngratê ,
I digjet zemra ,i bahet shkamb !

Nuk vjen kot, vjen me porosi,
Na e kujton ç’asht barku i thatë,
Dija hallin mikut ,që ka aq uri,
Mos t’ndihmosh ati,asht shumë mëkat !

Hije randë dhe je plot sharm,
Zemrat pesh ,i çon kur vjen,
Je si diell , je plot famë,
Pa shijen tande ,askend nuk len !

Ardhshë i bardhë, me rreze dielli,
Vjen e shkon ,udhëton pa u ndalë,
Qeshet toka, ndriçon qielli ,
Sa herë vjen na mbush plot mallë!

Je shtegtar ,merr rrugtë e botës
Shkon n’Afrikë e shkon n’Azi
Ndez çdokund ,gacat e votrës
I ngopuri të untit, sa shumë ja di.

Musliman dhe të krishterë
Festat bashkojnë ,dhe nuk na ndajnë,
Shtroni sofrat, dimën verë
Mos lejoni ,t’na përçajnë !

Syfyret e bukura ,plot me petlla,
Pak oriz , me kas me valë,
Iftaret e madhnushme ,në shtëpitë e vjetra,
Urdhnoni miq ,n’kanak e n’mahallë .

Troket në derë për çdo vit,
Tridhjetê ditë porosinë na sjellë
Hiç asnjë herë pa u mërzitë,
Në çdo hap besimin mbjellë !

E gjithë bota të shijon,
Sjellë një peshë dhe nostalgji ,
Edhe ai që nuk agjeron,
Të nderon dhe shijen ta di !

Ardhshë i bardhë, o Madhnija jote ,
Vjen e shkon ,udhëton pa u ndalë,
Sa bereqetin e bjen n’dyrtë e ksaj bote
Sa herë vjen na mbush aq mallë!

Rrugëtimet tua nuk janë të kota,
Sjellin kuptim dhe shumë mëshirë,
Filozofi je n’vehte ,dhe sa kuptimplota,
Iftari të gjithëve ,ju bëftë mirë !

Sofrat e shtrume me lutjet e nanës ,
Që lusin Zotin për secilën shpi
Iftaret plot ,në dritë të llampës,
Ushqeje gjithë botën ,o Perendi!

Ramazan sa sjell madhni,
Je bunar që nuk ka fund,
Ardhshë i bardhë more Zotni ,
U gzoftë qytet e u gzoftë katund!

Scroll to Top