Nuk lindim me gurë në zemër

Për Kujtim Paçakun nuk kam ndëgjuar kurrë më parë.
Ditën që dha jetë disa veta në Facebook postuan disa poezi të tijat që më pëlqyen shumë dhe u preka. Ishin ashtu fare nga jeta dhe zemra . Ishin vetë dekadat e jetës një kombi të përbuzur, përqeshur , përlotur që përballon çdo nënçmim dhe secilën formë të jetës. Ditën e varrimit të ndjerit nuk kishte shkuar asnjë deputet apo (i pa) fytyrë politike . (Ashu e kuptova, mund të jem gabim )
U ktheva shumë vite pas kur kemi ardhë në Londër. Pata punu një muaj në një fabrikë kasetash. Kur hyna së pari u pata habitë dhe fërkova sytë se mos thashë jam në Afrikë. Për veç menaxherit , meje dhe nja 5-6 tjerë , të bardhë tjetër nuk shihej aty. E para herë në jetën time që mu kujtua që edhe ne kemi pasë një popull me një nijansë pak më të mbyllët prej meje. O Zot thashë ne paskëm pasë Begler dhe  Pashallar në qytetet tona krahasim se ç’farë paska këtu .Ah thashë romët e mi sa më paska ra malli edhe për ju .
Me muaj dhe vite që jetova këtu kuptova realitetin . Realitetin e hithur tonë. Që mendonim që të gjithë nuk janë njerëz. Jemi na ,dhe ata. Ata që kurrë nuk guxonin me thanë- edhe na jemi njerëz si ju !-
Vij në një shtet të mbretërisë , me qindra vjet dhe kulturë dhe kuptoj që edhe ai i Bangladeshit, edhe ai i Somalisë, Avganistanit, edhe unë e Ulqinit pa dallim feje apo ngjyre ky shtet na pranon të gjithëve njësoj. Na punëson në baza të aftësive dhe jo ngjyrës ! Mayor i Londrës është Sadiq Khan!
Çdo ofendim si ai i anglezit ndaj të huajit apo i dikuj tjetër në baza raciste dënohet rreptësisht !
Ndërsa një deputeti të nderuar Rom nuk ia merr mendja asnjë ( i pa ) fytyrë politike t’i shkoj kolegut bashkëqytetarit në vorrim!
Ky nuk është ofendim në baza raciste ! Ky për mendim timin është vajtim për një klasë të tërë që po e udhëheq at shtet. Ata ofenduan vehten e jo të ndjerin !
Ai pushon sot në paqë i shliruar nga çdo paftyrësi, mëkat , turp që e ka kapluar at tokë ku respekti ndaj njeriut nivelizohet !
Dhe pastaj ne çohemi e thojmë- anglezët racist, gjermanët racist, amerikanët racist , nuk na dojnë. Janë fallco, shtiren. Ah çka janë kta! Pse ne duhet me na dashtë kta më shumë se ne që dojmë disa që nuk na e merr mendja që janë nivel i yni!
Po tepër mirë na dojnë kta more kur na as vehten nuk dijmë me dashtë.
Se kuptoj nga një herë se ku e kemi at superioritet, kah na erdhi? Në bazë të ç’kafit i bëjmë ato klasifikime ndaj njerëzve veç t’kisha me ditë? Po fundi fundit a durohet more edhe gjithkushi me i ba ata nënçmime në atë shtet ku as nuk i ofrohet këti shteti këtu ku jetoj ,që sot, hiç ma larg një Princ i një mbretërije me tradita qindra vjeçare martohet me një gjysmë zezake !
E ata, ata as në vorrim nuk i shkojnë kolegut vet ! Ku e merrni gjithë at guxim t’mendoni që jeni më të mirë se ai i ndjerë ?
Respekt për ty poet dhe pusho i qetë ! E di që ke lindur në tokën e gabuar dhe toka që të priti për ty është shpëtim . Aty do të jesh më i respektuar dhe ato poemat e tua tani mundesh t’ia qash dheut dhe tokës sepse të kupton më mirë. Me gurë në zemër askush nuk lind por ama kur vdesim nga një secili e marrim me vehte , sepse jeta peshon rëndë.

Ps
Moto i imi- askush nuk është më i mirë se unë dhe nuk duroj t’më shikoj me bisht syrit askush se as nuk e përfilli fare bile,por edhe askush nuk është më i keq dhe më i ulët se unë dhe kurrë nuk duhem të marrë guxim me shiku dikend nën vehten veç se ka ngjyrë dhe fe tjetër ! Ehhhe sa faqeziu del në mes të faqebardhve kur ia zbulon fytyrën !

Scroll to Top