Kohë e tërbuarBy vildanadibrazhubi / May 27, 2018 Ç’farë ke moj kohë që tërbohesh kaq shumë? Po çon peshë çdo det dhe lum ! Pse u idhnove kaq ashpër me ne, Që mbetëm pa besë pa din dhe fe? Vehten e dojmë dhe askend tjetër U grisë bota si një thes i vjetër! Me monedhën peshojmë nder dhe njeri, Se ç’farë po ndodhë as vet se di ! Harruam tradita harruam amanete, Thua se botën do marrim me vehte! Harruam me hecë duke vrapuar, Jemi shëndrru në kafshë t’tërbuar! Me folë nuk dijmë zërin pa ngritë, Asgjë nuk mbet ma me u çuditë! E keqja normal i duket çdo kuj , E vërteta më askund s’pin ujë ! Dhe pastaj çuditemi që je tërbuar! Nuk ke faj moj e uruar ! Gjithë këta fortuna e sa të rreshura, Sa thatësira dhe sa të heshtura, Nuk ka më as muaj as stinë, T’ja qëllon më as shkenca s’ja din! Çadër shiu apo çadër dielli, Do jetë i kaltërt apo i zymtë qielli ? Çdo gjysëm ore mendjen e ndrron, T’na mashtrosh ti hiç nuk priton! Shumë je hidheruar dhe vjen me tërbim, Nga kjo botë ke rënë fare n’dëshprim! Po tërbohesh shpesh si kurrë më parë, Vjen me huje, vjen si e marrë! Vjen me termete ,vjen me stuhi , Po lekund tokat po lekund kufi . Nuk ke faj aspak moj kohë, Nga kjo botë edhe ti je lodhë! Nuk ka Zot më që na bjen n’fije, As duam diell as duam hije! Nuk e dijmë ma as vet çka dojmë, Që një ditë të gjitha i lajmë çdo ditë harrojmë ! As mbretëri e as pashallarë, Hiç me vehte gja s’kanë marrë! Pse kaq shumë jemi tërbuar, Ty moj kohë të kemi zemruar! Mos na dëno pashë Perendinë Mos na len në karantinë , Mos na ndajë nga të dashurit tonë, Mos moj tokë aq po na dënon. Mëshirë hiç nuk kemi pasë për ty, Peshë jemi çu e të mirat i kemi pshty . Na jep pak shpresa në këtë dyrnja ,Na i fal të gjitha dhe mos na dëno ma !