Pashkë

Pashkë dhe Ramazan takohen
Miqt dhe familjet nderohen ,
Zgjasin dorën e nderit
Bijtë e Gjergjit dhe Skenderit!

Pritsh edhe shumë o mik
Me ty kurrë s’kam qenë anmik
Nji gjak e kemi o vlla
Feja kurrë me ty s’me ka nda!

Tungjatëjeta po të tham o burr
Unë ulem dhe falem mbi gur
Këmbanat e kishës i lartësoj
Ezanin mbi minare kur mësoj!

Feja aspak s’më ndanë
Nga ti o burri dheut me namë,
Feja nuk e ndanë shqiptarin
Por fotela dhe lakmija për arin.

Zgjate dorën e m’i gëzofsh gjithë festat
Anmiku ziliqar,na i marrtë gjithë pleshtat
Se ti me kryq , e unë n’sexhade ,
Kemi me festu Pashkë ,e çdo festë t’madhe!

Scroll to Top