Na ishte një herë një adet në Ulqin.
Kur ja nisën me dalë bonbonjerat, më kujtohet si e re, që ajo ishte dhuratë e imagjinatës së kufizuar.
Nuk të binte kurrsesi në mend ndonjë ide tjetër për dhuratë edhe pikë.
Fatkeqësija nuk ishte aty, sepse edhe sot një box I çokolatave është dhuratë e bukur por….
Çdo fejesë, martesë , syneti, tak tuk ndonjë ditëlindje, bonbonjera ishte dhurata kryesore.
Një bonbonjerë e merrte gjithë Ulqinin.
Fati i keq pra ishte shetitja bonbonjerës, udhëtimet e saja rrugë më rrugë deri në lodhje dhe shije të degraduar.
Po po, gjithë Ulqinin.
Hynte në një shtëpi për urim të martesës, shkonte ke një tjetër për syneti, udhëtimi vazhdonte ke një familje që sa kishin hy në shtëpi të re dhe ashtu me radhë.
Mbaronte e shkreta bonbonjerë mbasi i kalonte afati pak si e zbetë dhe pak si e zbardhuar nga sikleti që lodhej nga vizita shtëpi në shtëpi!
Paska ba vaki që edhe qenka kthy përsëri në shtëpi mbas një turneu të gjatë, por prap familja nuk e paska çel por e paska përcjell përsëri.
Avanturat e bombonjerës ishin sa qesharake aq edhe të dhimbshme.
Të dhimbste zemra nga shkrirjet dhe ngrirjet e tyre në temperatura të larta dhe të ulta që kalonin dimër, verë dhe përsëri prisnin një dimër tjetër!
Priste e shkreta t’i binte në dhëmbë dikuj por ishte shumë pritje e tmerrshme!
Ah se nuk të bjen në dhëmbë kurrë, sikur dikush e kishte mallkuar prej ditës që kishte dalë prej prodhimit!
Por kryesore ishte simbol gëzimi, dashurije, respekti dhe urimi !
Të dukej sikur i dinte sekretet e gjithë shtëpijave !
Uluronte e shkreta nga sikleti që askush nuk e shijonte të freskët pa i kaluar afati !
Aman thoshte, nuk e dini sa e mirë jam kur dalë prej fabrike!
Aman më hani e me shijoni !
Por jo , kishte punë deri sa arrinte me u çel !
Dhe besa ka ba vaki që kur e ke çel të delte ndonjëherë një ose dy copa mangut.
Ndonjë super fëmi I mençur, e çelte, e merrte një apo dy dhe e paketonte përsëri bukur dhe me mjeshtri.
Dhe e gjithë imagjinata e asaj dhuratë ishte në mjeshtrinë e atyre hajnave të vegjël apo edhe të rriturit,që e shijonin at chocolate në vend dhe kohë të duhur .
Një herë bile burrit tim sa ka qenë i ri ,motra e vet e paska msheh bonbonjerën në makinen e larjes për tesha. At ditë kishte pasë musafir dhe shkon ajo plot besim me marrë bonbonjerën me shyrby musafirët.
Çka me pa, bonbonjera kishte dalë me shetrit.
Deshprohet pa masë që nuk ia qiti musafirit por ia kishte marrë mendja se kush e kishte marrë për dore bonbonjerën me shetritë nepër dhëmbë .
Mirëpo një ditë erdhi Mark Zuckerberg!
Ndaluni na tha !
Duhet të zgjidhim një problem!
Si t’ja bëjmë për ata që janë larg !
Si t’i urojmë , si të shprehim dashurinë ?
Si të urojmë Vitin e Ri , ditëlindjen, 8 Marsin , Mother’s day, Father’s day, Bajramin, Ramazanin ?
Dhe ja, e gjeti !
Bingo!
Marku me mençurinë e vet I ra në fije !
Giffgaff dhe vetëm giffgaff edhe pikë!
Viti i Ri, dërgo giffgaff të dashurve!
Valentines- giffgaff
8 Marsi- giffgaff
Ditëlindjen-giffgaff !
Fejesa- giffgaff.
Martesa giffgaff
Dhe pra bonbonjerat u zevendësuan me giffgaff !
Imagjinata mbaroi!
Del një giffgaff për Vitin e Ri dhe përcillet dhe të vjen e njajta nga 10 veta ma së pakti!
Del një giffgaff për Ramazan, pregaditu që keni me e marrë ma së pakti nja 10 herë të njëjtën !
Del një giffgaff për Bajram, i shkreti giffgaff përcillet prej një inbox në tjetrin !
Por dallimi prej bonbonjerave është se shumicës nuk i kalon afati, për veç asaj të Vitit të Ri.
Gjithë të tjerat mund t’i përdorim pa afat sa të dojmë dhe ku të dojmë !
Përcillet përcillet ai giffgaff pa u nda në forma të Kraš , në forma të Pink Marc,Hotel Chocolate,Lakrids,Friars, Lindt ,Cadbury,Roccoco chocolates dhe tërli tërli !
Free of charge and free of imagination!
Edhe nuk friksohesh që gabon!
Sepse prite Zot me i shkru nja disa fjalë… nuk arrin të respektosh të gjithë!
Pa pik mundi ! Futja një giffgaff, u kry!
Mendoj në ty,shpejtë dhe lehtë dhe me një respekt nga Giff !