Perëndeshë vjeshtore

Ngjyrë pjeshkë ,
Era vjeshtë,
Ngjyrë zardali ,
Mrekulli,
Mall pa u shterr ,nijansa milion
Ngjyrë dritë ,gjeth që lot pikon
Si nuse e bukur në prag të derës
E bukur si perri që vjen mbas verës!

Perëndeshë vjeshtore
Stinë plot mall,
Si Zonjat shkodrane
Me fisnikëri të rallë,
Troket me tapat n’kalldram
Si zonjat londoneze
Vjen me butësi dhe ngjyra kadife
Si belhollat françeze .

Avash ik prej vapës ngadalë freskon
Avash vjen në dimen me zemër që lëngon.
Mes dimnit dhe verës je ura Siratit
Mes kohës dhe viteve je sahat dukatit!

Vjeshtore moj vjeshtore
E bukur malsore
Me xhybleta plot ngjyra
Me vjeljet e ullinit
Me ulqinaket puntore.
Geshtenja dhe shega
Ftonj që thehet dega
Me pemë bollyk
Vjen tanë zotnillyk!

Zonjë e randë më kishe qellu moj vjeshtë
Ah që s’jam poete me ta shkru nji rresht !

Bukuri e jote perri n’ndyrnja
Gurin e mahnit edhe gurin poet ka me e ba!

Gur, gur me qenë e poet nga kjo bukuri bahesh!

E ku mos me ia shkru da rreshta ksaj hyjni ?
Kaçile me thupra , gjeth e nostalgji!


Scroll to Top