Plaka

🕵️‍♀️He moj, a je çu , tanë kajshija çut e ti ala tuj ça drrasa . Vene kafen se goja m’isht tha diçka.

🧕🏻He ty dreqi ta piftë n’bark!
Mas priç ma mirë me e pi!
T’met n’fyt t’met mas qafsh i Zoti me përpi !
Sa gazepin ma ke ba. Deri kur ma me t’duru?
Kafja tuj t’prit gati, e ti pllat aty me t’ni kajshit!

🕵🏻‍♂️Heeeee çka tha moj gru?
A fole me mu a mu duk? M’kan fik kta vesh!
Hajt se jam fsu sa për at gja, fal sa dush, par a ma bane ma at kafe ?

🧕🏻Ja ja gja nuk fola o burrë, veç thashë eja e pije kafen se ta kam ba!
Hajde hajde se t’u ftaf!
N’fyt t’met, e mas qafsh i Zoti me e përbi.
Ec , Ec se s’ka lezet e ftoftë.

🕵🏻‍♂️Kur u ftaf kaq shpejtë, a e di se nuk e du t’ftoftë? Edhe çka isht kja dreq kafje si lang kshtenjash? U plake e nji kafe ala s’di me ta ba si duhet. Jarabi ju thaftë aja dorë ati shkusit që ma ka ba për hajr.
Teveqelja dreqit, nji kafe ta ban zeher!
Mazalla me t’lyp denji gja ma t’madhe! Prite Zat!

🧕🏻Ec e pije e dreq,sa nuk isht ftof. Shkumë ka sa dush e hajtë mas ban naze, e mas ma çaj rrashtën ,se jam çu tiftik.
Nuk kam fjet tanë natën.
Kasavete sa dush, e ti si ta ven at kry n’jastëk kërrhama t’nihet n’kajshi . I lumi ti për vejdi i lumi! Z’da me ditë për kërgja!
Trupin si mem pas rraf dajak, s’ka ku që z’dhem.

🕵🏻‍♂️E moj , çka tha se gja s’tnjeva.
Ec allahile,e mas pjerdh aty ma ,me at çarap goje, a ma bane ma at kafe ,ase pa shkej e pa pi n’kajshi?
Shiko ti këtë njiher, ç’mje shyrbezu n’pleqni!
Mu morrat ala nuk m’kan cof !
E din ti fart mirë se kush vesh braga n’këtë shpi!

🧕🏻Eh kush lodhet ma për ty. E shyqyr që je shurdhu bile flas e ç’frej sa t’ma da qefi.
Eh, unë, unë e di ç’kam hjek me ty. T’zitë e ullinit.
Prit e percjell, laj shplaj, shtra dyshek e mledh dyshek.
Mi shparet tuj përzi e tuj kaferdis. Sa e marojsha misditen, mena menjihere çka me ba për nesër.
Herë hallexhi e herë kemi pas, par unë e shkreta e di sa zorë ka qenë me mush tanë ata gojë. Hyzmeqare hesapi.
N’gjini sëm ke lanë me shku pa ma ba zeher njiher. Tanë isht dashtë me I lanë gati e mesenej me thy qafën e me shku. Kurrë pa u knaq si duhet.
Kafshatën e funit tuj ja lanë fmive.Sa herë unçëm vet kam ra.
E tesh tanë t’mirat par me sheqer.Ku u çu ky dreq sheqerit me m’kap pa hangër sheqer kurrë.
Unçëm tanë jetën pa ngi këtë bark kurrë.
Eh ju thaftë dora shkusit që m’ka ardhë e n’derë . Tanë Ulqini isht çudit kur m’kan dhanë!
Tanë kja bina gru e bukur që kam qenë!
Teksirati e mem ra ti n’hise.
Hajt, hajt tesh se e pat, e pat jeta jeme.
Mas priçin me m’dhanê ma mirë!

🕵️‍♀️Ec moj plakë ma, pa a bane ma at kafe se u ba haxhi kafe . E dreqi që je ti. Tanë menojne se je meleq. Ehhhh kush s’tnjef ty moj!
Veç unë që t’njaf si paren e kuqe.
E kat s’thojnë pa hangër nji thes krypë me dikend mas thuj që e njef.
He dreqi që je. Ec ec tesh e ulu ta pijmë kafen, se bela ma e bane dikur!

🧕🏻O unë menen me t’ba kafe tjetër se kam, n’daç pije, n’daç mas e pi. Dreqi n’bark ta piftë.
Punë e madhe fart se paletat kanë me m’ra. Phhhhh budallica që t’kam duru. Çka m’ke ba ti ,e tanë ej rodi jet që ftyrën s’ma kanë dashtë.
Pa ku kam pasë me thy qafën me 5 kalamenj si bramça nji mas nji.
Vonë,vonë tesh ku me shku.
Besa tesh me m’vdek m’fik Zoti! Mas e ban Zat se m’fik valla. Kush s’ma ven veshin. Ja, ja mazalla! Kat s’thojnë burri çadra grus!

🕵️‍♀️Ec moj e gzume ec ulu afër meje, se pa mu s’ke jetë. Teveqele ball je par edhe unë shyqyr që t’kam.M’fik Zoti m’fik me vdek ti. E kush em merr tesh n’pleqni?
At që e kam dashtë shumë n’rini vdiq vjet se aja bela edhe m’kishte marrë par shkej e vdiq e shkreta.Me at gjygym burrit që ka pasë, tuj qenë e me m’pas marrë mu!
Nefak cung ka pasë e shkreta!
Pa ec ec tesh e vene at qull mu zi për natje e ma vonë na ban nji jeprak ashtu si di ti! Jeprak motit !

🧕🏻Pa pa teveqele e ç’farë teveqele, se me pasë qenë e urtë e bistër nuk t’kishe duru. Nejse, nejse tesh.Masi m’ke ra n’hise. E sa për japrak , s’pa shef me sy ti sat. Ja, ja, tiftik jam, trupin s’jam tuj e ni . Shka lypja nuseve se gjithë ditën gja pa ba. Rrijnë tuj u zgêrthitë e tuj i mat rrugtë .
Ja se mend nuk e kam, ball ma, deri kur….?

Nazja e tyne ma e bukur ka qenë “ me ba me m’vdek, m’fikë Zoti fare.”

….Dhe ashtu jetuan të lumtur , të lumtur së bashku në harmoni gjithë jetën me 5 fmitë e vet 👩🏻‍⚕️👨🏻‍🍳🧑🏻‍🎓👨🏻‍✈️🧑🏻‍🎨si kokrrat e mollës me nipa e mesa Ehamdurilah,kurrë pa u nda bile edhe nji ditë, e kurrë pa ja ble bile nji tubë lule, e pa i fry asnji torte qirinjtë , e jo si kta ktu që rrijnë tuj i thanë njini tjetrit honey, darling, sweetheart , precious, my dearest e daju e ç’daju tanë jetën !



Scroll to Top