Strancat

-Uhh Zat mas ma ban gjyna , ç’i duren.

Tobe jarebi me hy n’gjyna, ali …
Na dolen sat nja tri oda stranca.
Jam lodhë besa, jam k’put .
Durtë s’pa i nij!
E duhet me ba tesh gati odat për tjert’ se na i kanë rezervu odat ,tesh dy muj .
Ishalla vijnë ,se kanjiherë nuk kajnë fart besë. T’i rezervojnë edhe nuk vijnë. As lajmrojnë ma!
Nuk isht kallej me tret nji natë, kushten sa dush!
Jam k’put nji kta ditë , jam k’put .
Pa jam fart kpuçëm, e kush s’da me ditë bile!
Edhe me fshi ,edhe me ba me hangër.
I kam llupca shumë kta t’mitë , dojnë me hangër s’ka çi njin ,si me qenë Hamuj.
E besa s’kam kivet ma. S’jam e re moj pa gati pesthet’ vjeçe moj.

Uuuu dikur I kam ba puntë e s’jam ni. Kurrë zanin kush s’ma ka ni !

S’jam anku kurrë!
Par pa duhen pra, s’pa ban edhe pa ta tobe istikfarallah .”

  • Jaaaaa na shyqyr tanë gjerman i kemi.

    Janë t’rahatshëm shumë. Aman si s’nihen !

    Dalin natje, vijnë mramje. S’ja shef surratin kush!

    Pare e rahatshme fart maaaaa …

    Qyshse djali m’ka hy n’agencije veç gjerman kemi .
  • U e lumja ti, jaaaaa Ja unë diçka nji këtë sezonë I kam pas da stranca t’ zorshëm, që mas e vet.

    Gjithë ditën pjek speca, përvla çej, laj pelena. Nji odë ta marrin e hyjnë 20 vet mrena.

    Dojnë me ta zaptu aborrin.

    Vaji f’mive pa u nalë. Janë djeg dje t’shkret f’mi e janë përvlu.

    Pa a merret dilli me vejdi për nji javë ditë moj ?

    Qyqe ja ,sa gjyna ata f’mi !

    Jaaaa jaaaa m’i fitu këtë pare ,e zorshme fart

-Gazdaricë ma ke nal bojlerin, gazdaricë kur vjen uji kur vjen rryma ,gazdaricë a i ke da gota, gazdaricë, gazdaricë….pa unë n’komunalno nuk punej. Çka di unë kur vjen uji e kur vjen struja ,pse a faji jem isht?
Hajtë moj loce, pa a keni ardhë mu la n’pllazhë a keni ardhë me nej n’shpi ?!
Le le se kallej aspak me ta, par hajtë shyqyr sezonë e shkurt.

  • Ja besa e di se edhe na dikur kemi pasë. Ani kta novopazarcat e sanxhaklitë .

    Par jaaaa ma nuk kemi shyqyr. Ja jaaaa veç gjerman shyqyr.

    Par prep moj mas u anka, shyqyr që janë.
  • Pa moj Ehamdurilah, se si me jetu ?

    Bereqavers, nji sezonë ,e gadit e shta oda. Sezona tjetër, gadit e shta oda. Pse a me nji pllatë kishim gaditë gja?

    Na shkej jeta me tulla e me zhur e çimente.

    Shta aty e shta atje ! Arnoju e kaferdisu!

    Pa ,mas gardhit se kishim mujtë me gaditë gja !

    Shyqyr ,shyqyr, ç’me ba?”

    Boga mi, nuk isht kallej. Ja jaaaaa !

Dola pak në plazhë. Ishte m’ush e ishte stërm’ush .

Dikush pa djeg, e dikush djeg e përvlu shpinës e krahve deri barku e maja kamve.
Dikush shami e havër të gjatë, dikush n’teferiç.
Tranzistora an e n’kand.
Ku nihej, Shyretja, ku Shkurta e ku vllezërit Mziu.
Aty ktu Hanka Palldum , Merilin e Kemal Monteno.


F’mitë e shkret tuj qa e tuj u valavitë .
Kush me kas i lymun ,e kush me krem.
Çka dreqin thashë erdha k’tu që kurrë nuk vi në këtë plazhë?
Ama më interesonte me ndi da fjalë mas murit.
Nasradini kur i ka ni dy vet tuj sha njini tjetrin i thotë : “ mirë e ke ti, par edhe ti mirë e ke , dhe i jep të drejtë dy palëve!


E shumë qenka e vështirë me peshu gabimet e drejtsinë .
Morra havlinë , syzat e nji torbë plazhe, demek edhe u bana se pa lexej libër.

Herë afër ujit e herë tuj u shty ma lerg.
Veshtë i pata shlu tana antë!

  • Çka ishin kta ulqinak’ he Allahu e boft’mirë.
    K’ta n’sezonë as nanë as babë s’pe njihshin! Aja gazdarica jonë, more si milic tuj na njek!

    Nale bojlerin, nale ujin, nale at çaj ma se gjithë ditën tuj vlu. Aja dhomë si kotec fryma me tu nalë, po paret fort me ju kojtë ktyne ulqinakve.

    Kurrë ma nuk vijmë k’tu . Tuj pasë vene sa dush , e na hajde e rrasu k’tu !

    K’ta veç me pasë me na marrë paret ,e mas me na pa surratin hiç.

    He po t’mençëm ishin kta!
  • Zot bone haj’r !

    Ej djali jonë atje n’Gjurmuni deri sa fiten nji dinar ,djersa i del !
  • Aj i shkreti e din!

    K’ta as tre muj si kanë sezonaë ,e rrijnë tuj u anku!

    E kta dojnë pa pikë muni!

    Se çdo vit thojmë ,por kamtë vet na vijnë.

    Se di vlla a jemi m’su a ,a çka o kjo punë as vet se di ?

    Jo valla se sun na kanë pa mo me sy! Tybe jooo !

    Pse na paret n’rrugë i gjetëm a?

    U k’put djali jonë atje n’Gjurmuni e i shkreti me na çu edhe neve pak n’deti!”

Morra havlinë , u largova në nji vend tjetër. Hajt thashë t’gjej dikush që flet pak ma mirë për ne se më erdh nji fiçe inati.
N’rra nji vend ,e n’rra nji tjetër .
Ku lekura sherqini, e ku copa damatje.
Ku motrat Mustafa e ku kangë gyrbeti deri në kupë t’qillit.
Për mbi valë t’detit aty ktu ka nji gogël….. Zot na ruj.
Çova sytë larg, larg në horizontin e kaltërt.
Bashkohej qielli me detin.
Nuk u dorzova deri në muzgun e vonë.
Nisi Perendimi i diellit si me u pasë rrëzu vet Perendija mbi det me bukurinë e vet.
Harrova gjithë bërlogun , gjithë tallavat, gjithë fjaltë që ndëgjova nga dy palët.
Pranë më rrinte Kalaja bukuroshe me at mendjen e sajë dhe sikur po fliste me mu.
He moj vajza e jonë, t’ka marrë malli me i nigju kta ankesat e verës tonë ?
A I nigjove dy paltë ?
Edhe…. ? He ,a nigjove dikend tuj thanë feleminerës Pereni që na ke dhuru këtë mrekulli.
Na nuk pa investojmë per me pru gjermanin, ata anglezt e tu, françezin, amerikanin.
Shta oda e shta beton. Shta oda e shta beton.
Edhe ankohemi.
Ankohen edhe ata që vijnë.
Pa, pa. Biseda tjera tesh verës nuk ka!
Paknaqsi vajza jeme, pankaqsi të dy antë !
Njikshtu isht kur bjen lima n’çekiq!
Drejtë e ka ulqinaku ,e drejtë e ka ej që vjen në Ulqin që ankohet.
Par dashtë Perenija ,nuk ka me I vra kja bukurija jeme.
E tesh për tesh dijeni kimetin njini tjetrit e mas rrini tuj u anku.
Msonuni me respektu njini tjetrin .
Msonuni me dashtë këtë vend e me e rujtë si sytë e ballit.
Ata që vijnë ç’farë do që janë, kanë vend me shku edhe diku tjetër. Bota dhe zgjidhjet janë të mdhaja e bota isht gjan e gjatë me oferta.
E na besa ,për ne moj vajza jeme, kja isht kafshata gojës.
Na kanë lanë n’merhamet t’Zotit.
E Zot rrite këtë zhurmë , këtë tollovi, këtë bereqet simjet se për ma mirë nuk kemi meritu. Kafshata , buka jonë isht ta dish moj vajza jonë. Kafshata. Edhe nji sezonë e thatë edhe iku rinija, iku perjashta edhe aja rini që na ka met.
E ku me thy qafën?
Kush pa na dan ma?
E mu zemra flakë më del për ju. Flakë, a m’besen ?

Bukurinë që ma ka falë Zoti ma keni shkel tesh qysh kur!
Hajt tesh ik, ik në shpi se edhe ti qenke djeg pak. Sa ma shumë që ke me ni ankesa aq ma shumë ka me të dhimtë zemra. Se kur i shef gabimet e dy palve zorë isht moj vajza jeme me marrë anë .
Se fundi fundit nji jemi !
Ata janë në vend të vet. Si ti shtren dyshekt ashtu mulohen.

Bathë bathë nji kokërr.

Çdo vjet njisej.

E kush e hangri ?
Unë, unë që m’kan lanë mas dore e m’kan fikë !
Me gjithë këtë bukuri që ma ka falë Perenija!”

Palova havlinë, me disa lot që i fshina ,i futa në mes të librit dhe u nisa për rrugë të gjatë.
Ta gjej thashë nji kandar e t’i peshoj gabimet!
Kush e ka drejtë e kush e ka shtremtë . Nuk mujta me u ba si Nasreddini se as ata as kta nuk e kanë drejtë! Sepse neve shumë na pëlqen me u anku, par me gjet mundesi si me u ba ma mirë, pritojmë shumë.
I kemi shumë frikë ndryshimet e hajt ma lehtë na vjen me u anku disesi.
E njini pa tjetrin nuk ban. Ata kurrë nuk na ndahen, kurse na pa ta nuk mundemi.
Gjerman ,me standarde kosovare nuk ka !
Nuk ka bukuri natyrore që mundet me i mbulu gjynahet që ia kanë ba Ulqinit tuj e lanë pa uj dhe rrymë në mes sezones pa rrugë dhe strukturë !
E për besë i huaji nji herë vjen e kurrë ma sepse vetëm bukurija që ja ka dhanë Perendija Ulqinit,nuk mjafton !

Asht veç Kosova pra moj bija jeme që kurrë nuk iu nda Ulqinit me gjithë të mirat dhe të kqiat e veta! Veç Kosova !
Ata janë m’su pa drita , pa uj, me baltë, me polic me I ndalë rrugës edhe pa pikë arsye….. ata janë msu gjithsesi por jo edhe me çu dorë prej Ulqinit!


Scroll to Top